Tufat e deleve po pakësohen në lumin e Vlorës! Jeta e vështirë e blegtorëve: S’kemi mbështetje, më shtrenjtë uji se qumështi

Data:

Shpërndaje:

Blegtorët e Lumit të Vlorës, të njohur për mbarështimin e deleve janë në kushtet e mbijetesës. Për shkak se mungon mbështetja reale nga shteti, numri i krerëve ka rënë nga viti në vit. Ata pak blegtorë që kanë mbetur në Labëri thanë se çmimi i qumështit dhe mishit, qëndron kaq i ulët sa mezi mbulojnë shpenzimet.

 

Në Lumin e Vlorës, ku natyra duket sikur bashkëjeton paqësisht me njerëzit, fshihet një realitet tjetër – ai i vështirësive të përditshme të blegtorëve. Në këtë zone, çdo mëngjes zbardh me fytyra të lodhura, duar të ashpra dhe shpresa që zbehen nga pak. Blegtoria këtu nuk është thjesht një zanat; është një ritual i përditshëm, një betejë e vazhdueshme për të mbijetuar.

Në fshatrat Terbaç Brataj, Lepenice, Gjorm, Gumenice, Lapardha, Vodice dhe më tej, në çdo anë, burrat dhe gratë punojnë pa u lodhur për të mbajtur gjallë një traditë që, për ta është bërë mjeti i vetëm për të siguruar jetesen.

Ndërsa flasin për jetën e tyre, blegtorët rrëfejnë për një ndihmë që nuk ka ardhur kurrë nga shteti, ndaj blegtoria tkurret çdo vit. Çmimi i qumështit dhe mishit, qëndron kaq i ulët sa mezi mbulojne shpenzimet e përditshme. Mungesa e përkrahjes nga institucionet i ka lënë të vetëm përballë sfidave të mëdha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...

Prej sonte rriten çmimet e karburanteve

Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftoi se nga sonte do të rriten çmimet e derivateve të naftës, veçanërisht çmimi...