Ministrja Dimitrieska-Koçoska në Forumin e 10-të Ekonomik të Delfit

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 9 prill – Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska nga sot deri më datën 11 prill do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit, i cili bashkon politikëbërësit, presidentët, kryeministrat, ministrat, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit dhe të akademikëve, si dhe ekspertët nga më shumë se 55 vende të botës.

Siç iformon Ministria e Financave, Forumi, përmes paneleve të shumta të diskutimeve, do të fokusohet në tema të ndryshme globale dhe rajonale që lidhen me sigurinë gjeopolitike dhe ndërkombëtare, ekonominë botërore, ndryshimet klimatike, energjetikën, turizmin, teknologjinë, si dhe shoqërinë.

Në ditën e dytë të forumit do të debatohet për financat dhe ekonominë, ku ndër të tjera do të hapen çështjet e strategjive për rritjen dhe zhvillimin e përshpejtuar, tranzicionin drejt modeleve të zhvillimit të qëndrueshëm dhe financimin e zhvillimit të qëndrueshëm në të ardhmen, partneritetet strategjike për avancimin e konkurrencës dhe sigurisë ekonomike, strategjinë e re industriale të BE-së, si dhe politikat e kohezionit të BE-së pas vitit 2027. Njëkohësisht, pjesëmarrësit do të kenë  mundësi të përfshihen në debate dhe shkëmbim idesh, si dhe të diskutojnë për zhvillimin e të ardhmes.

Forumi ekonomik i këtij viti është i dhjeti me radhë, ku tradicionalisht mbahet në qytetin e lashtë grek të Delfit. Forumi, si  organizatë e pavarur dhe jofitimprurëse me karakter ndërkombëtar ka për qëllim që të paraqesë gjendjet reale dhe të kërkojë zgjidhje për përballimin e sfidave globale dhe sigurimin më të qëndrueshëm dhe prosperues të së ardhmes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...