Sa investuan shqiptarët e Kosovës në Shqipëri? Përgjatë një dekade shifra vlerësohet në 334 milionë euro

Data:

Shpërndaje:

Bizneset nga Kosova duket se kanë rritur interesin për të investuar në Shqipëri. Në vitin 2024, ato investuan mbi 95 milionë euro, kryesisht në fushën e tregtisë dhe ndërtimit.

Tregtia dhe raportet ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës janë zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit. Kërkesat e dyanshme për investime kanë bërë që mes dy shteteve të ketë një interes të shtuar, i cili reflektohet tek shifrat e investimeve por edhe tregtisë së jashtme vit pas viti.

Krahasuar me vitin 2023, rezulton se fluksi i investimeve të drejtpërdrejta të Kosovës në Shqipëri është rritur me 1.8%, ose me rreth 22 milionë euro.

Nëse marrin në konsideratë periudhën 10-të vjeçare shohim se në total investitorët nga Kosova kanë investuar në Shqipëri rreth 334 milionë euro.

Pesha që kanë investimet e Kosovës në Shqipëri ndaj totalit vlerësohet në rreth 6% për vitin 2024, me një rritje nga 4.8% në vitin 2023

Ndërkohë, nga ana tjetër, stoku i investimeve nga Kosova ka arritur në 421 milionë euro, në rritje vjetore me 37%.

Të dhënat nga “Banka Qendrore e Republikës së Kosovës” tregojnë se edhe Investimet e Shqipërisë në Kosovë vitet e fundit janë rritur ndjeshëm. Për vitin 2024 ato vlerësohen në 88.2 milionë euro, nga 64.5 që ishin në vitin 2023.

Tendenca ka qenë në rritje vitet e fundit. Nëse i referohemi një dekade rezulton se Shqipëria në Kosovë ka investuar në total rreth 419 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Si do të shpërndahet rritja prej 5% në bllok-tarifat? Mickoski: Varet nga rregullatori nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Çmimi i energjisë për familjet nga janari ka shumë gjasa të rritet mesatarisht për rreth 5 për qind,...

Mbledhje e ulët e taksës mbi të ardhurat personale! Problem me pagesën bëjnë lojërat e fatit dhe transferimet nga jashtë

Drejtoria për të Ardhurat Publike është e kënaqur se si mblidhen taksat, megjithatë për taksën mbi të ardhurat...

20 vjet OEMVP feston me TOP 100™ 2025 — ceremonia më e madhe e biznesit në Maqedoninë Veri-Perëndimore

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) fton mediat të marrin pjesë në edicionin e 16-të të TOP 100™, ngjarja...

Forumi i Biznesit Greqi – Maqedonia e Veriut në Odën Ekonomike

Më shumë se 60 kompani nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut u mblodhën sot në Odën Ekonomike të...