SEKTORI I BIZNESIT VAZHDON TË PËRBALLET ME MUNGESË TË FUQISË PUNËTORE

Data:

Shpërndaje:

Sektori i biznesit vazhdon të përballet me mungesë të fuqisë punëtore, veçanërisht industritë e ndryshme që kanë të bëjnë me lëmi profesionale. Në Agjencinë për Punësim ka mijëra qytetarë që presin dikush t’i thërret për punë ndërsa kërkesa më të mëdha ka për mësimdhënës, për punonjës shëndetësor, për inxhinierë dhe programerë.

“Mungesë më të madhe ka në arsimin e lartë. Mungojnë mjekë, mungojnë inzhinierë të IT-së, programerë, inzhinierë të ndërtimit, inzhinierë të elektrikës, inzhinierë të makinerisë. Të gjitha këto na paraqiten si deficit në evidencën tonë e cila reflekton te nevojat e punëdhënësve”, tha Selatin Beluli – Drejtor i Agjencisë për Punësim.

Për këtë qëllim, Oda Ekonomike ka formuar dy këshilla për të ndihmuar në gjetjen e kuadrove profesionistë. Këshilli i parë punon me arsimin formal, pra përgatitjen e fuqisë punëtore përmes arsimit dual por që kërkon pak më tepër kohë. Siç na njoftoi Natasha Janevska nga Oda Ekonomike, sivjet 70% e nxënësve janë regjistruar në arsimin profesional. Këshilli i dytë punon me arsimin e lartë.

“Në fushën e arsimit formal punohet në plan afatgjatë. Duhet të kalojnë tre apo katër vjet derisa nxënësit të përfundojnë shkollimin dhe të mund të punësohen. Derisa në fushën e arsimit joformal procesi është shumë më i shkurtër sepse kemi trajnime gjashtë mujore, rikualifikim dhe kualifikime shtesë dhe menjëherë punësim nga ana e punëdhënësit”, tha Natasha Janevska – Oda Ekonomike.

Megjithatë nga Oda Ekonomike kanë vështirësi në gjetjen e kandidatëve për të filluar trajnimet gjashtë mujore sepse siç thotë, shumica janë pranues të ndihmave sociale, dhe kanë frikë ta humbasin. Për këtë, ajo bën thirrje për ndryshim të metodologjisë për ndarjen e ndihmave sociale me qëllim që ata që kryejnë trajnim, të mos e humbin të drejtën e ndihmës sociale. Ata që fillojnë me trajnime, shpesh ndodhë që edhe të punësohen.

“Problemi me të cilin përballemi është në fillim derisa t’i sigurojmë personat të cilët duan të hyjnë në trajnim. Pasi të hyjnë në trajnim, pjesa më e madhe e kalojnë trajnimin dhe gjysma e tyre punësohen në kompanitë. Ne vitin e kaluar kishim trajnime në furrë buke, ku gjysma e të trajnuarve u punësuan në një industri të bukës. Më parë kemi pasur trajnime për kuzhinierë, për rrobaqepës, për konfeksionerë, për kontabilistë të cilët me sukses u punësuan në kompanitë ku kishin kryer trajnimin”, shtoi ajo.

Sipas statistikave të fundit, rreth 95,000 qytetarë të Maqedonisë janë të papunë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...