Kultivuesit të pakënaqur me çmimin e duhanit

Data:

Shpërndaje:

Sedat Tahiri merret me kultivimin e duhanit. Me rritjen e temperaturave, ka filluar edhe angazhimi i tij në përgatitjet e para për mbjelljen e duhanit.

Që nga fundi i muajit mars, kur edhe fillon mbjellja e duhanit, e deri në muajin dhjetor kur dhe bëhet shitja, për familjen pesë anëtareshe të Sedatit, kjo periudhe do të thotë punë dhe shumë angazhim që produkti përfundimtar të del siç duhet për shitje.

“Është punë një vjetore, dhe punohet me mund të madh familjarë dhe me shumë mendime psikikë duke menduar populli gjithë vitin se a do të shitet a jo, a do të paguhet apo jo kjo kulturë bujqësore. Keni lodhje psikike shkaku se nuk e dini se çmimi si do jetë? Po, sepse nuk ka diçka të garantuar dhe në fund të vitit të jesh i kënaqur me punën që ke bërë gjatë gjithë vitit”, tha Sedat Tahiri – Kultivues i duhanit.

Çmimi 400 denarë për një kilogram duhan, sipas Sedat Tahirit, nuk është edhe aq i paguar për punën e mundimshme që kultivuesit e duhanit bëjnë gjatë gjithë vitit.

“Çmimi për vitin 2024 e morën duhanin me çmim 400 denarë. Mendon se një çmim më i lartë? Po, dhe mos të jetë ndër 600 denarë për kilogram që prodhuesit e duhanit të jenë të kënaqur dhe të mund të punojnë sepse nëse nuk u paguhet duhani atëherë do të mbesim pa fëmijë sepse do të shkojnë në Evropë dhe nuk ka kush i ndalë sepse rinia tani nuk punojnë më vetëm të mbijetojnë”, tha Sedat Tahiri – Kultivues i duhanit.

Vitet e fundit në vendin tonë është ulur ndjeshëm numri i bujqve që merren me prodhimin e duhanit. Numri i kultivuesve të duhanit në vitin 2010 ka qenë 42.622, në vitin 2025 ky numër është ulur ndjeshëm. Vetëm rreth 16 mijë persona merren me këtë kulturë bujqësore. Në vitin 2024 janë prodhuar mbi 20 mijë ton duhan ndërsa në krahasim me pesë vite më herët, prodhimi i kësaj kulture bujqësore është ulur ndjeshëm edhe pse nga Ministria e Bujqësisë, kultivuesit, çdo vit subvencionohen për çdo kilogram duhan që shesin./Alsat.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...