AARC bën thirrje për pezullimin e tarifave për importet nga SHBA dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal

Data:

Shpërndaje:

Në përgjigje të tarifave të vendosura së fundmi nga Shtetet e Bashkuara për importet globale, Këshilli i marëdhënjeve Shqiptaro Amerikane (Albanian American Relations Council – AARC) i kërkon Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë masa proaktive duke pezulluar të gjitha tarifat për mallrat amerikane. Aktualisht, SHBA vendosi një tarifë 10% për importet nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, ndërsa Maqedonia e Veriut përballet me një tarifë dukshëm më të lartë prej 33%.
E përgëzojmë Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për lidershipin e saj në propozimin e menjëhershëm për të suspenduar tarifat në importet nga SHBA. Kjo nismë është një hap strategjik drejt thellimit të lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe përafrohet me objektiva më të gjera të politikës së jashtme. Ne inkurajojmë Qeverin e Kosovës të ecë përpara me miratimin dhe zbatimin e kësaj politike pa vonesë.
Për më tepër, AARC u bën thirrje qeverive të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të ndjekur shembullin e Kosovës duke eliminuar tarifat për importet e SHBA. Një qasje e tillë e unifikuar jo vetëm që do të përforconte angazhimin e këtyre kombeve për bashkëpunim ekonomik, por edhe do të dërgonte një mesazh të fuqishëm si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për Bashkimin Evropian për aftësinë e tyre që të përfshihen në një bashkëpunim konstruktiv rajonal.
Përveç pezullimit të tarifave, ne u bëjmë thirrje këtyre katër vendeve që të punojnë së bashku në krijimin e një propozimi të përbashkët gjithëpërfshirës për Shtetet e Bashkuara. Ky propozim duhet të synojë një mjedis ekonomik të integruar dhe dinamik që tërheq investime më të mëdha amerikane. Me prezentimin e një fronti të përbashkët, këto vende mund të krijojnë një treg më të madh dhe më konkurrues që stimulon rritje ekonomike dhe çimenton marrëdhëniet tregtare afatgjata me Shtetet e Bashkuar.
Përtej përfitimit ekonomik, një nismë e tillë do të demonstronte një përkushtim të përbashkët ndaj vlerave të tregtisë së lirë, tregjeve të hapura dhe aleancave strategjike – parime që janë thelbësore për partneritet me SHBA-n dhe përpjekjet për integrim në BE. Zgjerimi i bashkëpunimit dhe harmonizimi ekonomik me SHBA mund të fuqizojë edhe më tutje pozicionet e këtyre popujve si kontribues të vlefshëm drejt komunitetit transatlantik.
AARC është e gatshme të mbështesë iniciativat që promovojnë stabilitetin ekonomik, prosperitetin rajonal, dhe marrëdhënie më të forta diplomatike ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Shteteve të Bashkuara. Ne i kërkojmë me urgjencë politikëbërësve në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut të shfrytëzojnë këtë mundësi të përforcojnë lidhjet e tyre me SHBA-në duke demonstruar përkushtimin e tyre për unitetin regjional dhe drejt progresit ekonomik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...