Aksionet botërore rrëshqasin pas tarifave të Trumpit

Data:

Shpërndaje:

Aksionet botërore ranë më tej të premten pasi tarifat e presidentit amerikan Donald Trump shkaktuan tronditje në Wall Street në një nivel të paparë që kur pandemia COVID-19 goditi tregjet botërore në 2020-n.

Gjithçka, nga nafta e papërpunuar te stoqet e Big Tech deri te vlera e dollarit amerikan ndaj monedhave të tjera ka rënë, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Edhe ari, një strehë tradicionale e sigurt që kohët e fundit arriti nivele rekord, u ul pasi Trump shpalli grupin e tarifave të tij “Dita e çlirimit”, që ekonomistët thonë se bartë rrezikun e një përzierjeje potencialisht toksike të dobësimit të rritjes ekonomike dhe inflacionit më të lartë.

Në fillimin e tregtimit evropian, DAX i Gjermanisë humbi 0.7% në 21,568.78 ndërsa CAC 40 në Paris ra 0.7% në 7,547.19. FTSE 100 i Britanisë ra me 0.6% në 8,426.10.

E ardhmja për S&P 500 humbi 0.4% ndërsa ajo për Dow Jones Industrial Average ra 0.5%.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...

Maqedonia hyn në Korridorin Vertikal të gazit, njoftoi Bozhinovska

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se Maqedonia ka siguruar një ftesë për t’iu bashkuar Korridorit...