Zhduken psikologët? Njerëzit rrëfehen në ChatGPT

Data:

Shpërndaje:

AI (Artificial Intelligence) po ndërhyn edhe tek seancat terapeutike… Një studim i ri në Universitetin e Ohio thotë se përgjigjet në ChatGPT për trajtimin e çështjeve të shëndetit mendor po vlerësohen më shumë se ato që japin terapistët. Kjo e fundit është metoda e vetme që është ndjekur nga njerëzit për vite me radhë, për të rrëfyer boshllëqet e tyre emocionale dhe për t’u rikuperuar…Por siç duket nuk është më opsioni i vetëm apo i preferuari! Në bazë të të dhënave, rezulton se “pacientët virtualë” i kanë gjetur më të dobishme përgjigjet e ChatGPT, së pari se janë voluminoze dhe së dyti se ofrojnë kontekstualizim të situatës. Tanimë, ka lindur shqetësimi mbi mënyrën si duhen trajtuar problemet e shëndetit mendor, edhe pse në deklarimet e tyre, njerëzit thonë se tek Inteligjenca Artificiale gjejnë përgjigje më empatike dhe të sakta.

Në analizë u morën 800 persona, të cilët thanë se pavarësisht disa problemeve gramatikore, është tejet e vështirë të bësh dallimin mes asaj që paraqet një makineri, me atë që citon një profesionist. Një tjetër gjë që është dalluar, është fakti se AI përdor më shumë mbiemra se emra. Po pse ka rëndësi kjo? Emrat zakonisht përdoren për t’ju referuar njerëzve, vendeve apo gjërave, ndërsa mbiemrat të japin më shumë kontekst dhe hapësirë për të përdorur imagjinatën. Këto rezultate, janë një tregues i hershëm se ChatGPT ka potencialin jo vetëm të ndërhyjë në proceset psikoterapeutike, por edhe t’i përmirësojë ato, me metoda të reja. Megjithatë, ende nuk është e qartë se cila është forma e duhur!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Për të shpejtuar rrjetin tuaj pa tel, largojeni routerin nga kjo pajisje

Nëse rrjeti juaj pa tel ka qenë më i ngadaltë se zakonisht kohët e fundit, shkaku mund të...

BE do të hapë 6 fabrika të reja të inteligjencës artificiale

Nisma e Bashkimit Evropian për Partneritetin e Lartë të Performancës së Kompjuterëve (Euro HPC) njoftoi të premten se...

Shkencëtarët e Kembrixhit zbulojnë material të ri që mund të revolucionarizojë energjinë diellore

Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit kanë bërë përparim që mund të revolucionarizojë energjinë diellore, duke zbuluar një mënyrë...

Andonovski: Pas tetë vitesh boshllëk, Maqedonia do të ketë strategji kombëtare të TIK-ut

Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, sot prezantoi Strategjinë e re Kombëtare për Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit...