ATK kërkon nga këto kategori t’i deklarojnë dhe paguajnë tatimet

Data:

Shpërndaje:

Administrata Tatimore e Kosovës ua rikujton të gjithë personave të cilët ofrojnë shërbime si “freelancer”, “influencer” “out-source” etj., se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimet dhe kontributet pensionale, në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi

Në njoftim thuhet se aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te personat, të cilët nuk i deklarojnë të ardhurat e realizuara dhe nuk paguajnë tatimet dhe kontributet pensionale, raporton KosovaPress.

“Të gjithë personat të cilët krijojnë të ardhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës nga aktiviteti i tyre si ‘freelancer’, ‘influencer’, ‘out-source’ etj., janë të obliguar të deklarojnë dhe paguajnë tatimet sipas rregullave mbi objektin e tatimit bazuar në legjislacionin tatimor të Kosovës në fuqi”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Sipas ATK-së, kur shërbimi si “freelancer”, “influencer” “out-source” etj., ofrohet si i punësuar, të ardhurat nga paga i nënshtrohen tatimit të mbajtur në burim nga punëdhënësi vendor, ndërsa nëse i punësuari gjendet në Kosovë dhe punëdhënësi jashtë Kosovës, atëherë personi përfitues obligohet që individualisht të bëjë pagesën e tatimit dhe kontributit pensional.

Tutje thuhet se deklarimi dhe pagesa e tatimit për të ardhurat e realizuara nga aktiviteti “freelancer”, “influencer” “out-source” etj. bëhet përmes Sistemit Elektronik EDI, në periudhë vjetore apo mujore, varësisht nga zgjedhja që bën personi.

“Nëse personi (i punësuari) zgjedh të deklaroj dhe paguaj tatimin me deklaratë vjetore, deklarimi dhe pagesa e tatimit bëhet nga data 01.01. deri 31.03. të vitit vijues për vitin paraprak, ndërsa kur personi (i punësuari) zgjedh të deklaroj dhe paguaj tatimin në periudhë mujore, deklarimi dhe pagesa e tatimit bëhet nga data 01 deri 15 të muajit pasues për muajin paraprak:, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK bënë me dije se kur shërbimet e ofruara si “freelancer”, “influencer” “out-source” etj., konsiderohen aktivitete ekonomike të pavarura, aktiviteti i tillë kërkohet të regjistrohet përmes ARBK-së.

“Dhe për të ardhurat e krijuara si biznes i regjistruar në Kosovë, deklarimi dhe pagesa e tatimit i nënshtrohet rregullave për pagesë si të ardhura nga shërbimet me normën 9% në qarkullimin bruto apo sipas rregullave ligjore për të ardhura reale. Gjithashtu, të ardhurat nga aktiviteti ekonomik duhet të trajtohen sipas rregullave ligjore edhe për qëllime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)”, shkruan ATK.

Administrata Tatimore e Kosovës, ka inkurajuar të gjitha kategoritë e lartpërmendura që t’iu përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK-ja, deklarohet se do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik

Epoka e shoferëve të kamionëve dhe kompanive të logjistikës që udhëtojnë me dosje të mbushura me dokumente fizike,...