TË RINJTË DUAN “PUNË TË PAVARUR”

Data:

Shpërndaje:

Një nga tendencat e punësimit gjatë viteve të fundit është puna “remote”.

Në Shqipëri, gjithnjë e më shumë po i drejtohen këtij modeli, duke zgjedhur të punojnë në mënyrë të pavarur, në vend të një punësimi tradicional. Ekspertët e punësimit argumentojnë se ky trend po ndryshon mënyrën sesi kompanitë tradicionale duhet të operojnë.

“Kryesisht lidhet me fleksibilitetin e të punuarit me orare të përcaktuara nga ana e tyre, me aksesin më të lehtë në raport me aftësitë dhe prirjet që ata kanë për të mbuluar këto punë. Kanë pagesa të mira sepse pagesat nuk janë më paga mujore, por me orë pune.

Përgjithësisht, paguhet me produktin final dhe jo për kohën që të duhet për ta realizuar. Pavarësisht se pagesën për orë e merr, afati mbetet për të përfunduar punën përkatëse,” tha Erion Muca, ekspert punësimi.

Muca thekson se të rinjtë po investojnë gjithnjë e më shumë në aftësitë teknologjike për të shfrytëzuar këtë mundësi të tregut.

“Kryesisht shumica e të rinjve po investojnë shumë në aftësi që lidhen me teknologjinë e informacionit. Mjeti i zhvilluar bën që, në një formë apo tjetër, lehtësia të jetë shumë më e madhe sesa të vihen në dispozicion të bizneseve tradicionale. Shumica e tyre kanë hapur biznese si persona fizikë dhe futen në role kontraktori përmes kontratave me kompani tradicionale, duke ofruar shërbimin e tyre si sipërmarrës e jo si të punësuar,” tha Muca.

Ky zhvillim sjell një nevojë urgjente për kompanitë tradicionale të përshtaten me realitetin e ri të tregut të punës.

“Është shumë e rëndësishme që të rinjve t’u llogaritet dhe vlerësohet puna mbi bazën e rezultateve të produktit që ata realizojnë dhe jo mbi bazën e orëve të punës. Për këtë kërkohet matja e produktivitetit dhe e afateve të caktuara.

Gjithashtu, kompanitë tradicionale duhet të klasifikojnë pozicionet e punës dhe të ndajnë ato që kërkojnë praninë fizike për 8 orë, ato që mund të bëhen nga distanca dhe ato që mund të realizohen në mënyrë hibride,” shtoi ai.

Shumica e punëve të menaxhimit të zyrës, dizajnit grafik, marketingut apo PR-it tashmë kryhen nga distanca. Një i ri i talentuar me një telefon në dorë mund të zhvillojë një proces të caktuar pune kudo që ndodhet, theksojnë ekspertët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ofertë Festive në Çair: Kids World Playground sjell dhuratën e dhjetorit – hyrja për fëmijën e tretë FALAS!

Kids World Playground në Çair ka nisur muajin e dhjetorit me një super ofertë për të gjitha familjet!...

Si do të shpërndahet rritja prej 5% në bllok-tarifat? Mickoski: Varet nga rregullatori nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Çmimi i energjisë për familjet nga janari ka shumë gjasa të rritet mesatarisht për rreth 5 për qind,...

Mbledhje e ulët e taksës mbi të ardhurat personale! Problem me pagesën bëjnë lojërat e fatit dhe transferimet nga jashtë

Drejtoria për të Ardhurat Publike është e kënaqur se si mblidhen taksat, megjithatë për taksën mbi të ardhurat...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...