Fenomen i rritjes së çmimeve në prag të festave, qytetarët të pakënaqur

Data:

Shpërndaje:

Perimet shënojnë rritje të ndjeshme të çmimeve, ndërsa konsumatorët dhe tregtarët japin qëndrime të ndryshme mbi situatën.

Në fillim të këtij muaji, qytetarët janë alarmuar nga rritja e çmimeve të produkteve bazë, një dukuri e zakonshme para festave dhe kremtimeve të rëndësishme.

Së fundmi, çmimet e perimeve kanë shënuar rritje të ndjeshme krahasuar me disa javë më parë. Megjithatë, çmimet e produkteve ndryshojnë ndjeshëm midis marketeve dhe Tregut të Gjelbër.

“Çmimet nuk janë edhe të shtrenjta në krahasim me qendrat tregtare ose me marketet; çmimet janë më të lira. Çmimet për shembull varirojnë, janë kështu: domatet që eksportohen nga jashtë janë pak më të shtrenjta, po ashtu edhe specat djegës. Përndryshe, të tjerat që janë vendore kanë çmime shumë të volitshme”, tha Shaban Bislimi, tregtar.

Nga ana tjetër, konsumatorët kanë mendime të ndryshme rreth çmimeve në tregje.

“Nuk e di, sepse nuk bëj krahasime me markete, nuk e di si janë çmimet. Për sende të freskëta, vjen këtu njeriu sepse nëpër markete janë krejt sendet të mbështjellura. Këtu i gjen hudhrat e katundeve që janë të freskëta, në markete i gjen hudhrat e mbështjellura të Kinës që janë nisur para 6 muajve”, tha Fatmir Makolli, konsumator

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e perimeve janë rritur me 28% në baza vjetore, ndërsa çmimi i pemëve është rritur me 1.4%. Krahasuar me muajin e kaluar, çmimet e perimeve kanë pësuar rritje prej 5.2%, ndërsa në nivel vjetor kjo rritje arrin në 2.5%. Për pemët, lëvizjet e çmimeve janë më të lehta, me një ulje vjetore prej 1.8%.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shtëpia më e shtrenjtë vitin e kaluar u shit për 1.5 milion euro, ndërsa banesa më e shtrenjtë për 166.500 euro

Sipas raportit të Regjistrit të Çmimeve dhe Qirasë së Tregut të Pasurive të Paluajtshme i Agjencisë së Kadastrës...

Bllokada në Gjirin Persik rrit rrezikun e inflacionit global të ushqimeve

Tregjet globale tashmë po i ndiejnë efektet e Luftës së Gjirit, për momentin për shkak të ndërprerjes së...

Beteja e Gjigantëve: SHBA vs Eurozona – Kush Sundon Botën e Pasurisë?

Një krahasim i pasurisë së familjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të eurozonës jep një pamje të...

Paga mesatare në janar ishte 46,617 denarë, sektori i IT-së është padyshim më i paguari.

Sipas llogaritjeve të Entit Shtetëror të Statistikës, paga mesatare neto mujore e paguar për punonjës në janar 2026...