Gripi i shpendëve/ Në treg, 900 mijë vezë më pak! Ekspertët: Situatë e rreptë karantinore

Data:

Shpërndaje:

Shtami H5N1 ka zgjeruar hartën e infektimit në një tjetër stabiliment pularie në Xhafzotaj të Durrësitduke e çuar numrin e pulave të asgjësuara mbi 200 mijë krerë.

“Në kompaninë tjetër është shfaqur sëmundja në 14 mars menjëherë u morën masat sipas planit të kontigjencës  deri më tani kemi 72, të gjitha këto ngordhje kanë shkuar për përpunim. Vazhdohet monitorohet procesi nga shërbimi veterinar dhe monitorohet situata pasi është një situatë e rreptë karantinore”, shprehet drejtori i AKVMB, Sulejman Kulloli.

Sëmundja që shfaros shpendët, është evidentuar që prej muajit shtator në 10 vendndodhje të të qyteteve të ndryshme.

“Përhapës të kësaj sëmundje janë shpendët emigrator dhe ato të ujit, prandaj i bëjmë thirrje stabilimente, fermerëve të rrisin masat e biosigurisë në mënyrë që të bëjnë të mundur parandalimin e kësaj sëmundje”, shprehet Kullolli.

Rasti i parë i gripit të shpendëve në Shqipëri, u shfaq tek pulat e oborrit në Kashar të Tiranës, e më tej u shtri edhe në pulari.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...