Bozhinovska: Bashkëpunimi dhe marrëveshjet në energjetikë me Azerbajxhanin

Data:

Shpërndaje:

“Dje pata një takim shumë të mirë me ministrin e Energjetikës Shahpazov dhe zëvendësin e tij. E njoha me punën e Ministrisë sonë, se ajo është e re dhe se aktualisht jemi duke punuar në legjislacion. E informova se këtë muaj presim nënshkrimin dhe ndërtimin e konjektorit të gazit, që për ta është një informacion shumë i rëndësishëm dhe se  për rreth 20 muaj do të përfundojë. Thanë se janë të gatshëm të nënshkruajnë marrëveshje, se  punojnë me 12 vende  evropiane, prej të cilave 10 janë anëtare të BE-së, dhe dëshirojnë të përfshihen edhe në Maqedoni”, deklaroi ministrja Bozhinovska gjatë qëndrimit në Baku, ku pati takim me ministrin Shahbazov dhe kryeministrin Ali Asadov.

Siç njoftoi raportuesi i MIA-s nga Baku, ajo informoi se ka marrë ftesë për të marrë pjesë në takimin e ardhshëm ministror të Këshillit Këshillëdhënës për Korridorin Jugor të Gazit, si dhe në takimin e tretë ministror të Këshillit të Energjisë së Gjelbër.

Siç tha, do të bisedohet për mundësinë që të përfshihemi në korridorin e gjelbër të planifikuar dhe të nënshkruajmë marrëveshje njëvjeçare apo afatgjatë 25-vjeçare.

“Më ftuan në një takim ministror muajin e ardhshëm ku do të jenë të pranishëm edhe ministrat e tjerë. Do të ketë edhe një takim tjetër sepse do të krijojnë një korridor të gjelbër, njëri do të përfundojë në Hungari dhe tjetri në Bullgari dhe do të bisedojmë për mundësinë që Maqedonia të përfshihet, me atë që mund të nënshkruajmë marrëveshje për një vit dhe sigurisht afatgjatë, deri në 25 vjet. Treguan gatishmëri të madhe për të vizituar kompaninë e tyre shtetërore SOKAR, me të cilën tashmë kemi nënshkruar Memorandum për bashkëpunim”, deklaroi Bozhinovska.

Në lidhje me atë nëse nismat dhe paralajmërimet e tilla do të nënkuptojnë sasi më të mëdha të gazit ose tranzit azerbajxhanas, theksoi se kjo varet nga ne.

“Së pari duhet të ketë konsum, nuk shpenzojmë shumë, kur të ndërtohet konjektori do të ketë mundësi tranziti, që për ne do të jetë mundësi më e madhe, afatgjatë dhe çmime më të mira, dhe meqë do të jemi në hyrje të Evropës Qendrore dhe do të kalojmë sasi të gazit”, tha Bozhinovska.

Siç informuan  dje nga Ministria e Energjetikës, në takimin Bozhinovska dhe Shahbazov, është vlerësuar se Maqedonia është qendër e rëndësishme transitore e gazit në Evropë dhe se Azerbajxhani është i gatshëm menjëherë të bashkëpunojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...