Çdo qytetar i ka 5.300 euro borxh vendit

Data:

Shpërndaje:

Borxhi publik i Maqedonisë së Veriut është rritur dhe tani është 62.4 përqind e BPV, që është për 14 përqind mbi nivelin që ishte para pandemisë, raporton DW.

Maksimilian Paoluçi, drejtori i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, theksoi se këto janë borxhe nga deficiti i vazhdueshëm fiskal nga pandemia, që mesatarisht është 5 përqind në vjet.

Sipas tij, rregullat e reja fiskale dhe institucionet do të funksionojnë më mirë në vendosjen e financave të shëndosha publike, nëse institucionet e pavarura fiskale vlerësojnë parashikimet makrofiskale të qeverisë dhe veprojnë në përputhje me rregullat.

Në bazë të të dhënave të Ministrisë për Financa, shteti ka borxh 9.6 miliard euro, apo 5 300 euro për çdo banor. Në vitin 2020, borxhi për çdo qytetar ka qenë 3 500 euro.

Ndryshe, në nivel vjetor, ndërmarrjet publike të themeluara nga shteti dhe kompanitë në pronësi shtetërore e kanë “fryrë” ndjeshëm borxhin e brendshëm, me një rritje prej mbi 217 milionë euro.

Ndërmarrjet publike komunale dhe komunat gjithashtu raportuan rritje të detyrimeve të prapambetura, por të papaguara. Sipas përllogaritjes së “Portalb”-it, vetëm tre kompani në pronësi shtetërore “gjenerojnë” madje 38% të totalit të borxhit të brendshëm

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...