Rritet numri i turistëve të huaj në Maqedoninë e Veriut

Data:

Shpërndaje:

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i turistëve në janar të vitit 2025 është 49 870, prej të cilëve 36.8 për qind janë turistë vendor dhe 63.2 për qind turistë të huaj. Numri i netëve të kaluara në janar të vitit 2025 është 106 894, prej të cilëve 42.5 për qind janë turistë vendor dhe 57.5 për qind janë turistë të huaj.

Numri i përgjithshëm i turistëve në janar 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak është rritur për 4.4 për qind, ndërsa numri i netëve të kaluara është rritur për 4.7 për qind.

Numri i turistëve vendor në janar 2025, krahasuar të njëtjën periudhë të vitit paraprak, është zvogëluar për 4.9 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për 10.8 për qind.

Numri i bujtjeve të turistëve vendor në janar 2025, krahasuar me janarin 2024, është zvogëluar për 7.9 për qind, dhe numri i bujtjeve të turistëve të huaj është rritur për 16.5 për qind.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...