Klima e biznesit në rajon 2020–2023: Shqipëria e fundit, kryeson Kosova

Data:

Shpërndaje:

Gjatë 2020–2023, Kosova renditet e para për arritjet dhe përmirësimin e klimës së biznesit, ndërsa Shqipëria renditet e fundit. Vlerësimet u dhanë nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), e cila, në bashkëpunim me Institutin e Vjenës për Studime Ekonomike (WIIW), ka zhvilluar një kalendar për konvergjencën ndërmjet rajonit dhe BE-së.

Në një publikim të fundit, OECD vëren se ekonomitë e Ballkanit morën një vlerësim prej 66 pikësh për politikat që kanë të bëjnë me klimën e biznesit. Kjo do të thotë se klima e biznesit në rajon arrin 66% të nivelit të BE-së.

Të dhënat më të detajuara tregojnë se Kosova ka marrë pikët më të larta, 76, ndërsa Shqipëria renditet e fundit me 57 pikë. Kjo do të thotë se klima e biznesit në Kosovë arrin 76% të mesatares së BE-së, ndërsa në Shqipëri vetëm 57% (shiko grafikun e mëposhtëm).

Pas Kosovës, renditje më të mira kishin Mali i Zi dhe Serbia, përkatësisht me 74% dhe 64% të mesatares së BE-së, të ndjekura nga Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë.

Për klimën e biznesit, konvergjenca ndërmjet rajonit dhe BE-së është ngushtuar me 5 pikë ndërmjet 2023 dhe 2024.

Por, ndërsa rajoni ka bërë hapa përpara në klimën e biznesit gjatë 10 viteve të fundit (dhe disa vende së paku kanë qëndruar në vend), Shqipëria ka bërë hapa pas. Siç tregon grafiku i mëposhtëm, Shqipëria kishte një performancë më të lartë të konvergjencës në klimën e biznesit në periudhën 2014-2016.Sa i përket klimës së biznesit në rajon, flukset neto të IHD-ve janë zona më e fortë e rajonit në lidhje me përshpejtimin e konvergjencës në BE. Gjithashtu, rajoni ka arritur progres të rëndësishëm në uljen e kredive me probleme gjatë dhjetë viteve të fundit.

Nga ana tjetër, punësimi informal, dobësitë ligjore dhe korrupsioni janë fushat më të dobëta të krahasuara me BE-në.

Normat e larta të interesit janë një pikë tjetër e dobët e rajonit, pasi rrisin kostot e operimit të biznesit në këto vende, në raport me ato të BE-së.

Në fund të vitit 2023, interesat e huave në rajon ishin mesatarisht 1.4% më të larta se në BE, ndërsa kërkesat për kolateral janë më të rrepta.

Bizneset në rajon konkurrohen nga sektori informal ose nga kompanitë e privilegjuara.

Në ekonomitë me produktivitet të ulët të punës, fuqi punëtore të lartë dhe tatim të lartë mbi pagat, bizneset nxisin punësimin joformal.

Kontributet e sigurimeve shoqërore kalojnë 20% të të ardhurave bruto në të gjitha ekonomitë, përveç në Kosovë. Barrierat jotarifore ende kufizojnë rritjen e tregtisë në rajon, ndërsa baza e ulët industriale frenon në mënyrë strukturore eksportet e mallrave.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...