Nëse keni DVD, ato mund të mos funksionojnë më

Data:

Shpërndaje:

Adhuruesit e filmave që kanë një koleksion DVD me tituj të zgjedhur me kujdes, mund të dëshirojnë të kontrollojnë statusin e Warner Bros disqeve në koleksionin e tyre.

Gjegjësisht, rezultoi se qindra disqe të WB-së të lëshuar ndërmjet viteve 2006 dhe 2008 ishin subjekt i të ashtuquajturës kalbja e diskut, pra përkeqësimi që çon në ngrirje dhe gabime gjatë funksionimit ose dështim të plotë, transmeton Telegrafi.

DVD-të që janë ruajtur dhe përdorur siç duhet nuk duhet të përkeqësohen në një periudhë kaq të shkurtër kohore, duke sugjeruar se një problem serioz gjatë fazës së prodhimit preku disa disqe Warner Bros.

Lajmi i mirë është se kompania e ka pranuar problemin dhe po ofron zëvendësime për disqet e dëmtuar, por vetëm për titujt që janë ende në prodhim dhe nëse Warner Bros mban ende të drejtat e titullit.

Në një deklaratë të publikuar nga faqja e filmit JoBlo, Warner Bros deklaroi se është në dijeni të problemeve që prekin disa DVD, dhe se kompania po punon në mënyrë aktive për të zëvendësuar disqet e dëmtuar.

Problemi, me sa duket, mbulon një gamë të gjerë titujsh, duke përfshirë filmat klasikë të Hollivudit si 2001: A Space Odyssey dhe filmat Superman, si dhe seritë e njohura të animuara si Looney Tunes Collections dhe Batman: The Animated Series. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nga serverët në Tokë te superkompjuteri orbital, basti ekstrem i Elon Musk

Inteligjenca artificiale po riformëson industri në mbarë botën, dhe planet e SpaceX për qendra të dhënash të bazuara...

Andonovski e fillon vizitën në SHBA me përfaqësues të institucioneve kryesore në fushën e sigurisë kibernetike

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski e ka filluar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Aplikacion që ju ndihmon të shmangni gjobat në trafik (FOTO)

Shumë shoferë përdorin Waze, një aplikacion navigimi që ka të shënuara shumicën e kamerave të sigurisë dhe ju...

10 aplikacionet mobile që harxhojnë më shumë bateri

Edhe pse telefoni karikohet çdo ditë deri në 100 për qind, në përdorim real bateria shpesh zbrazet shumë...