Tripunovski: Prodhimi i duhanit u rrit, e njëjta do të ndodhë edhe me vreshtarinë dhe grurin

Data:

Shpërndaje:

“Për të matur suksesin e Qeverisë, duhet të presim të kalojë një vit prodhues dhe t’i krahasojmë sasinë dhe kapacitetet prodhuese me vitin e kaluar”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në emisionin “Tema e ditës” në televizionin Sitel.

“Unë do t’ju jap një shembull ku jemi në rrugën e duhur. Vitin e kaluar, ende në Qeverinë teknike, si ministër teknik u përpoqa të rris çmimin e duhanit duke e mbështetur edhe nga shteti me stimuj. Unë personalisht bisedova me kompanitë dhe arritëm ta rrisim çmimin gjatë vetë procesit të grumbullimit”, sqaroi ministri.

Ministri Tripunovski shtoi se kur ishte ministër teknik, sasia e duhanit ishte rreth 14-15 milionë kilogramë.

“Këtë vit, me një stimulim të tillë, kemi arritur në 24 milionë kilogramë duhan”, theksoi ministri.

“Tek kultivuesit e duhanit, së bashku me subvencionet, do të hyjnë 198 milionë euro”, sqaroi ai.

Ministri theksoi se nëse dikur prodhimi i duhanit në vend ishte ulur në 15 milionë kilogramë, tashmë po rikthehet në nivelet e dikurshme kur prodhimi arrinte 25 milionë kilogramë. Me një strategji të mirë, do të rritet edhe sasia e rrushit dhe grurit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...