IPARD III, në 2026 pritet që BE të nisë vlerësimin për 9 masat e programit

Data:

Shpërndaje:

Në total fondet nëpërmjet IPARD III parashikohen në vlerën e 146 mln eurove apo 55% më shumë fonde sesa programi IPARD II. Kontributi i BE-së ishte në një fond prej 112 milionë eurosh. IPARD III përfshinte 9 masa të reja financimi nga 3 masa që përfshinte programi i mëparshëm.

Për programin e mëparshëm IPARD II, në korrik 2023 Komisioni Europian ndërpreu financimin, pas dyshimeve për korrupsion që çuan në nisjen e hetimeve nga Zyra Europiane Kundër Mashtrimit. Në 2024 OLAF njoftoi zyrtarisht se nga hetimet kishte identifikuar si të papërshtatshme 33 mln euro fonde të thirrjes së parë dhe të dytë të programit.

Ministrja Denaj sqaroi edhe procedurën e ndjekur për lëvrimin e fondeve të mbetura prej programit IPARD II, pas lejes 1 vjeçare të miratuar nga Brukseli.

“IPARD II është mbyllur në muajin dhjetor në 2023. Pati edhe një shtyrje afati për pagesat që nuk arritën dot të kryheshin në 2023, u dha leja 1 vjeçare nga Brukseli që pagesat të vazhdojnë.

Në rastet që me strukturat e brendshme monitorojmë dhe konstatojmë që subjektet nuk kanë sjellë dokumentacionin në afatin e duhur, nuk mund t’i paguajmë. Rregullorja përcakton në mënyrë strikte se afati për plotësimin e dokumentacionit është 6 muaj”.

Programi IPARD II i cili u përfshi në një proces hetimi nga OLAF kishte në total një fond prej 94,6 mln euro në total, nga të cilat 71 mln euro ishin financime të BE-së.

Gjatë zbatimit të tij nga viti 2018 deri më 2022, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë në vitin 2018 u disbursuan 20,6 mln euro, në 2019 u dhanë 15,6 mln euro, 26,8 milionë euro u shpërndanë në 2020 dhe për vitet 2021-2022 janë dhënë 31,6 mln euro.

Në vitin e parë me grantet e programit IPARD II u mbështetën investimet në ferma, në sektorin e përpunimit të qumështit, mishit dhe fruta-perimeve. Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të thirrjes të parë dhe të dytë ishte 57,6 milionë euro. Në thirrjen e tretë IPARD II financoi 29,1 mln euro në dy masa mbështetëse për investime në ferma dhe përpunim./ Monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në Shkup u hap Samiti “Maqedonia2025” – fokus në rritje ekonomike, reforma dhe digjitalizim

Me mesazhe të forta për nevojën e rritjes së përshpejtuar ekonomike, reformave institucionale, transformimit digjital dhe bashkimit kombëtar...

Shqipëri-Maqedoni, lidhje më e mirë dhe heqje e doganave për rritje të tregtisë

“Korridori 8 është projekt strategjik, i cili i vendos vendet tona në arkitekturën evropiane të transportit. Rruga drejt...

Nikollovski: Nuk ndërtojmë autostrada vetëm për turizëm, por për zhvillim ekonomik

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, ka deklaruar se vendi po hyn në një cikël të madh investimesh infrastrukturore,...

Ines Muçostepa: Thirrje për rritje të investimeve dhe bashkëpunim më të fortë Shqipëri–Maqedoni e Veriut

Në një forum ekonomik rajonal, Ines Muçostepa theksoi nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë...