Uji “Rugova”-Reagim i kompanisë “Dauti Komerc”

Data:

Shpërndaje:

Në lidhje me njoftimin se “pas konstatimit laboratorik të marrë nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare të Maqedonisë, me numër rezultati laboratorik 2025/2/113 për dërgesën me ujë burimi natyral “Ujë Rugove” prej 1,5 l në sasi prej 22,338 kg me origjinë nga Ujë Rugove”, Kosovë , i destinuar për operatorin ushqimor  SHA“ Dauti Komerc”- Shkup, ështëkonstatuar prani e bakteries Koliform, që nuk është nëpërputhje me Rregulloren për kërkesa të veçanta për siguri tëujërave  natyral-mineral, ujë burimi dhe ujërat të tjerë tëpaketuar (Gazeta Zyrtare no. 184/2018). Gjetja laboratorike  është kryer sipas metodës së akredituar ISO/IEC/17025:2018,  me numër rendor 2025/2.113, nga prodhuesi “Ujë Rugove”-Kosovë.

– Ju informojmë për sa vijon:

Menjëherë pas kësaj analize, kompania Dauti Komerc ka paraqitur një kërkesë pranë Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari më datë 24.02.2025 për fillimin e një analize të dytë dhe për të cilën janë marrë rezultatet mikrobiologjike më datë27.02.2025, nga laboratori i akredituar Food Lab, laborator për testimin e ushqimit dhe diagnostikimin e sëmundjeve të kafshëve, në bazë të së cilës  është dhënë raporti numër 038525, nga data 27.02.2025. Sipas këtij raporti  ështëanalizuar uji natyral “Ujë Rugove”, 1.5l, lot LA023/25, me afat skadimi deri më 29.01.2026.
Në raportin e lartpërmendur, qëndron se mostra e analizuar iplotëson kriteret për parametrat e kërkuar, në pajtueshmëri me Rregulloren për kërkesa të veçanta për siguri të ujërave  natyral-mineral, ujë burimi dhe ujërat të tjerë të paketuar (Gazeta Zyrtare no. 184/2018).

Këtë e theksojmë ve♪5anërisht për faktin  pasi në raste të tilla duhet të bëhen tre analiza, për t’u dëshmuar nëse uji ka cilësi në përputhje me Rregulloren për kërkesa të veçanta për siguri të ujërave  natyral-mineral, ujë burimi dhe ujërat të tjerë tëpaketuar (Gazeta Zyrtare no. 184/2018).

Në bazë të të gjitha informacioneve të lartpërmendura, kërkojmë që ky informacion të publikohet me qëllim  që nëkohë dhe në mënyrë korrekte të bëhet informimi I publikut, dhe të parandalohet mundësia për përhapje të dezinformimitdhe keqinformimit, rreth rregullsisë së ujit në fjalë, dhe e gjitha kjo me qëllimin që të mos shkaktohet dëm ndaj brendit“Ujë Rugove”, që është në përdorim të gjerë në tregun e Maqedonisë së Veriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...