Fluturimi i parë Amsterdam – Shkup pas 12 vjetëve

Data:

Shpërndaje:

Pas 12 vjetëve pauzë, Shkupi u lidh në rrugë ajrore me Amsterdamin, pasi kompania ajrore holandeze me buxhet të ulët Transavia e realizoi fluturimin e parë mbrëmë në orën 21 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Kompania ajrore holandeze do të fluturojë në relacionin Amsterdam – Shkup-Amsterdam dy herë në javë, të enjten dhe të dielën. Të enjten, aeroplanët e kompanisë ajrore holandeze do të mbërrijnë në aeroportin e Shkupit në orën 9:35, ndërsa do të fluturojnë drejt aeroportit Shipholl në orën 10:25. Të dielën, Transavia do të zbresë në kryeqytetin e Maqedonisë në orën 20:45, ndërsa do të fluturojë drejt kryeqytetit të Holandës në orën 21:35.

“Sot shënojmë një kthesë të rëndësishme për TAV Maqedoni, një filial i TAV Airoporte, anëtare e Grupit ADP. Kjo rutë e re nuk ka të bëjë vetëm me zgjerimin e rrjetit tonë; bëhet fjalë për zgjerimin e mundësive për qytetarët e Maqedonisë. Duke pasur parasysh se Amsterdami është një nga destinacionet më piktoreske në Evropë, ky fluturim jo vetëm që do t’i afrojë njerëzit me atraksionet historike të botës dhe koleksionet e artit të madh, por gjithashtu do t’i lejojë turistët të përjetojnë peizazhet e tij piktoreske”, deklaroi Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Marsel de Nojxher, drejtor kryesor ekzekutiv i Transavia, theksoi se me shtimin e Shkupit në rrjetin e tyre, u ofrojnë udhëtarëve edhe më shumë mundësi për udhëtim në kuadër të Evropës.

“Pa dallim nëse ai është udhëtim që të shihet qytet i ri ose udhëtim biznesi, Shkupi do të mahnitet. Qyteti është destinacion i veçantë i cili ju lë pa frymë dhe gjendet në një vend të bukur. Jemi shumë krenarë që do të fluturojmë në këtë rutë”, deklaroi de Nojxher.

Nga TAV Maqedoni theksojnë se kjo rutë e re nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të mundësojë udhëtime më të lehta drejt Amsterdamit për turizëm, vizita familjare dhe qëllime biznesi, si dhe qasje më të lehtë të udhëtarëve që të hulumtojnë destinacione të reja, me çka do të fuqizohet industria turistike në të dyja vendet.

Hollësi për qasjen dhe rezervimin e biletave të aeroplanëve, si dhe për kohën e mbërritjes dhe largimit mund të gjenden në ueb-faqen e Transavia: https://www.transavia.com/home/en-nl.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në Shkup u hap Samiti “Maqedonia2025” – fokus në rritje ekonomike, reforma dhe digjitalizim

Me mesazhe të forta për nevojën e rritjes së përshpejtuar ekonomike, reformave institucionale, transformimit digjital dhe bashkimit kombëtar...

Shqipëri-Maqedoni, lidhje më e mirë dhe heqje e doganave për rritje të tregtisë

“Korridori 8 është projekt strategjik, i cili i vendos vendet tona në arkitekturën evropiane të transportit. Rruga drejt...

Nikollovski: Nuk ndërtojmë autostrada vetëm për turizëm, por për zhvillim ekonomik

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, ka deklaruar se vendi po hyn në një cikël të madh investimesh infrastrukturore,...

Ines Muçostepa: Thirrje për rritje të investimeve dhe bashkëpunim më të fortë Shqipëri–Maqedoni e Veriut

Në një forum ekonomik rajonal, Ines Muçostepa theksoi nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë...