Bitcoin pëson rënie mbi 8 për qind mes shqetësimeve të reja tarifore

Data:

Shpërndaje:

Çmimi i Bitcoin-it ka pësuar një rënie me 8,02 për qind nga niveli i ditës së hënë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli për të vazhduar përpara me tarifat e shtyra ndaj Kanadasë dhe Meksikës, transmeton Anadolu.

Të hënën, Trump tha se tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës do të vendosen pasi pauza 1-mujore të përfundojë javën e ardhshme.

“Jemi në kohë me tarifat dhe duket se kjo po ecën shumë shpejt. Ne jemi keqtrajtuar shumë nga shumë vende, jo vetëm nga Kanadaja dhe Meksika. Nga ne kanë përfituar”, tha Trump.

Në mëngjesin e sotëm, respektivisht në orën 07:45 GMT, çmimi i Bitcoin-it ishte rreth 88.570 dollarë dhe kapitali i tregut të tij ishte ulur në 1,75 trilion dollarë.

Vëllimi i transaksioneve të Bitcoin-it në 24 orët e fundit ishte rreth 73,6 miliardë dollarë.

Në të njëjtën periudhë, çmimi i kriptovalutës Ethereum gjithashtu shënoi rënie me 12,2 për qind, duke shkuar në 2.484 dollarë.

Në muajin janar, çmimi i Bitcoin-it regjistroi vlerën më të lartë ndonjëherë prej rreth 109 mijë dollarë për shkak të inaugurimit të presidentit Trump.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...