Emigracioni është kthyer në një pandemi për Shqipërinë

Data:

Shpërndaje:

Në periudhën 2014–2023, gati 37 mijë shqiptarë kanë emigruar në SHBA, sipas të dhënave nga Departamenti i Shtetit (raportet vjetore të zyrës së vizave).

Për vitin 2023, nga Shqipëria janë përfituar 3,436 viza, duke u renditur në vendin e tretë në Europë pas Ukrainës dhe Rusisë, shtete këto të përfshira në luftë.

Shqipëria kryeson Europën në raport me numrin e lartë të emigrantëve në SHBA, krahasuar me popullsinë e saj.

Para pandemisë, emigrimi me vizë në SHBA ka qenë në nivele shumë të larta (shiko grafikun bashkëngjitur).

Të dhënat më të detajuara tregojnë se, për periudhën 2023, nga 36,631 emigrantë shqiptarë drejt SHBA-së, rreth 16 mijë ose 44% e tyre ishin nga programi i lotarisë i njohur si “Diversity Immigrants”.

Pjesa më e madhe e emigrimit të shqiptarëve përfaqësohet nga programi i lotarisë pasi së bashku me fituesit e lotarisë, familjarët e tyre, të cilët kategorizohen si “Immediate Relatives”, në kontekstin e programit të vizave amerikane i referohen të afërmve të personave që fitojnë lotarinë.

Struktura e emigracionit në SHBA tregon se në përgjithësi shqiptarët ikin në kërkim të mundësive më të mira të punësimit.

Në vitin 2023, 11% e emigrantëve europianë në SHBA ishin shqiptarë

Në vitin 2023, rreth 30,829 evropianë emigruan me vizë në SHBA, për punësim ose për t’u bashkuar me familjet e tyre, por 11% e tyre ishin nga Shqipëria.

Proporcionet për secilën kategori ndryshojnë nga vendi në vend, por Shqipëria del si një rast ku kanali i “Employment Preference” është shumë i theksuar, duke sugjeruar një orientim të fortë drejt kërkimit të mundësive ekonomike dhe punës në Shtetet e Bashkuara.

Shqipëria përfaqëson vetëm 0.3% të popullsisë së Europës në vitin 2023, por, në raport me popullsinë e saj, mban rekordin për emigrim në SHBA.

Si shihet nga të dhënat, Shqipëria ka një nivel shumë të lartë të emigracionit në SHBA edhe në raport me rajonin.

Në vitin 2023, Kosova mori 797 viza për emigrim drejt SHBA-së, Maqedonia e Veriut 547 viza, Bosnjë dhe Hercegovina 200 viza dhe Mali i Zi 120 viza, shifra mjaft të ulëta në krahasim me Shqipërinë.

Emigracioni nga Shqipëria drejt SHBA-së është në një nivel më të lartë, duke reflektuar një kombinim të faktorëve historikë, rrjeteve familjare të zgjeruara dhe faktorëve ekonomikë./Monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ofertë Festive në Çair: Kids World Playground sjell dhuratën e dhjetorit – hyrja për fëmijën e tretë FALAS!

Kids World Playground në Çair ka nisur muajin e dhjetorit me një super ofertë për të gjitha familjet!...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...

Institucionet shtetërore të RMV-së do të kryejnë transaksione përmes SEPA-s nga dhjetori

Shkup, 26 nëntor – Nga 9 dhjetori, shteti dhe institucionet do të mund të bëjnë dhe të pranojnë pagesa...

Dimitrieska- Koçoska: Investimet kapitale shënojnë rritje prej 47,4 për qind

Shkup, 26 nëntor –  Me metodologjinë e re për evidentimin e investimeve kapitale deri më datë 13 nëntor, ato...