Tregtarët t’i publikojnë çmimet e produkteve në ueb-faqet e tyre, urdhërojnë ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve

Data:

Shpërndaje:

Shkup,25 shkurt – Tregtarët me pakicë (të voglat, të mesmet dhe të mëdhatë) t’i publikojnë çmimet e produkteve në ueb faqet e tyre që konsumatorët të jenë më mirë të informuar, ndërsa ata që kanë më shumë se një objekt për shitje, t’i publikojnë çmimet e mallrave në mënyrë individuale, për çdo market të tyrin. Këtë e urdhëron Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve që sot e shqyrton Komsioni kuvendor për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike.

Sipas ndryshimeve ligjore, nga detyrimi i këtillë janë të liruar mikrotregtarët dhe tregtarët-individualë.

Siç është theksuar në seancën e komisionit, me publikimin e çmimeve në internet do të sigurohet transparencë (konsumatorët do të kenë qasje të lehtë deri te informacionet për çmimet), konkurrencë të drejtë (tregtarët do të detyrohen në mënyrë të bafrabartë t’i respektojnë këto dispozita) dhe mbrojtjen e konsumatorëve (ata do të mbrohen nga praktikat jokorrekte, sip janë shpenzimet e fsheuhura ose çmimet e paqarta).

“Si shumicë qeverisëse do të ndërhyjmë për të mbrojtur qytetarët sipas modeleve të disa shteteve si Izraeli, Franca dhe së fundmi edhe Kroacia. Ddo të vendosim detyrimin për të gjithë shitësit e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj që të krijojnë një ueb-faqe në të cilën do të listojnë çmimet e produkteve për secilin nga marketet e tyre në baza ditore dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut do t’i penalizojë në të njëjtën bazë nëse nuk e bëjnë këtë. Ne dëshirojmë të rrisim transparencën dhe konkurrencën, por edhe t’u ndihmojmë qytetarëve që më lehtë të vendosin se ku t’i shpenzojnë paratë e tyre”, theksoi Bojan Stojanovski, kryetar i Komisionit dhe një nga propozuesit e ligjit.

Qëllimi i Propozim-ligjit, theksohet në elaaborim, është që të mbrohen interesat e konsumatorëve dhe të sigurohet bazë për informimin e tyre të mirë për çmimet e produkteve dhe për lehtësimin e krahasimeve të çmimeve.

Propozim-ligji parashikon edhe plotësim adekuat të dispozitave kundërvajtëse të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve me gjoba për tregtarët që do të veprojnë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji dhe të dispozitave për autorizimet që i kanë inspektorët shtetërore tregtarë.

Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lëndë të para minerale janë parashtruar nga një grup depoutetësh të VMRO-DPMNE-së. Ligjet duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar, ndërsa janë vendosur në rend dite edhe në seancën e sotme të 35-të të Kuvendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ofertë Festive në Çair: Kids World Playground sjell dhuratën e dhjetorit – hyrja për fëmijën e tretë FALAS!

Kids World Playground në Çair ka nisur muajin e dhjetorit me një super ofertë për të gjitha familjet!...

Si do të shpërndahet rritja prej 5% në bllok-tarifat? Mickoski: Varet nga rregullatori nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Çmimi i energjisë për familjet nga janari ka shumë gjasa të rritet mesatarisht për rreth 5 për qind,...

Mbledhje e ulët e taksës mbi të ardhurat personale! Problem me pagesën bëjnë lojërat e fatit dhe transferimet nga jashtë

Drejtoria për të Ardhurat Publike është e kënaqur se si mblidhen taksat, megjithatë për taksën mbi të ardhurat...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...