Bozhinovska-Lorkovski: E ardhmja energjetike varet nga reformat e shpejta

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 25 shkurt – Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot në Shkup u takua me drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkovski. Takimi u zhvillua në vazhdën e sfidave të reja lidhur me harmonizimin e legjislacionit kombëtar me standardet evropiane të energjisë, integrimin e mëtejshëm të tregut maqedonas të energjisë në tregjet rajonale dhe evropiane dhe hapat e ardhshëm në reformat e sektorit energjetik. Ministrja Bozhinovska nënvizoi angazhimin e vendit për harmonizimin e politikave kombëtare energjetike me standardet evropiane.

Rregulla të qarta dhe parashikueshmëri – kjo është kyçe për një sektor energjitik të qëndrueshëm dhe konkurrues. Po punojmë për zgjidhje ligjore që do të sigurojnë siguri për investitorët, do të përshpejtojnë procesin e tranzicionit energjetik dhe do të garantojnë zhvillim të qëndrueshëm’, theksoi ministrja Bozhinovska. Ministrja Bozhinovska theksoi se reformat në sektorin e energjisë janë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë, Në këtë kontekst, informoi se Projektligji për energjinë është vendosur në Regjistrin e vetëm kombëtar të rregulloreve (ENER), duke lejuar konsultimin publik për finalizimin e tij. Drejtori Lorkovski shprehu kënaqësinë për transparencën e procesit.

Takimi theksoi rëndësinë e zbatimit të përshpejtuar të paketës së integrimit të energjisë elektrike, e cila do të lejojë një parashikueshmëri më të mirë të tregut, optimizim të kapaciteteve transmetuese ndërkufitare dhe stabilizim të çmimeve.
Drejtori Lorkovski përsëriti angazhimin e Komunitetit të Energjisë në mbështetjen e proceseve reformuese në vend, duke theksuar se harmonizimi i rregulloreve me direktivat e BE-së është kyç për integrimin më të shpejtë të tregut maqedonas të
energjisë në flukse më të gjera rajonale dhe evropiane.

Ministria e Energjietikës mbetet e përkushtuar ndaj reformave që do të sjellin stabilitet, zhvillim dhe konkurrencë në sektorin energjetik të Maqedonisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...