Dhjetë detajet që duhet t’i dini para se të bleni një iPhone 16e

Data:

Shpërndaje:

iPhone 16e ka shumë vlerë për një telefon 600 dollarësh edhe pse ka vetëm një kamerë të vetme të pasme.

Por a ka disa gjëra që mund t’I mungojnë?

Këtu janë 10 detaje të vogla interesante që duhet të dini përpara se të blini një iPhone 16e.

“e” në 16e do të thotë…

Në një mënyrë tipike Apple nuk jep asnjë shpjegim zyrtar në lidhje me kuptimin e “e” në 16e.

Natyrisht, secili mund të mendojë për versionin e tij si “ekonomi” ose “thelbësor”.

Megjithatë, një përfaqësues i Apple tha se 16e në të njëjtën kohë nuk do të thotë asgjë dhe do të thotë diçka.

iPhone 16e i mungojnë disa veçori të rëndësishme video

Bëhet e ditur se 16e ka vetëm një kamerë në anën e pasme, por një kamerë shumë të fuqishme dhe mund të mendoni se është saktësisht e njëjta kamerë si modelet e iPhone 16.

Megjithatë, i mungojnë disa veçori të rëndësishme të videos, përkatësisht modaliteti kinematografik dhe modaliteti i veprimit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Modaliteti kinematografik është veçoria që turbullon sfondin për një pamje DSLR në regjistrimet tuaja, ndërsa modaliteti i veprimit është i shkëlqyeshëm për të filmuar ndërsa jeni duke vrapuar ose duke ecur me biçikletë dhe ju jep pamje super të qëndrueshme si një GoPro.

NUK i mbështet stilet më të fundit fotografike

Ju pëlqejnë fotot tuaja me hije më të thella dhe më shumë kontrast? Ju mund ta bëni këtë ndryshim lehtësisht në një iPhone 16 me stilet e reja fotografike, por jo në iPhone 16e.

Modeli i ri mbështet vetëm versionin më të vjetër të filtrave të Apple.

Çipi A18 në 16e ka një bërthamë GPU më pak

Ju mund të mendoni se çipi A18 në iPhone 16e është i njëjtë si në iPhone 16, por Apple ka ndryshuar një detaj të vogël.

Ndërsa CPU është i njëjtë, GPU-ja është me 4 bërthama dhe jo me 5 bërthama si në iPhone 16. Kjo do të thotë një rënie e dukshme në performancën grafike.

Ekrani në 16e nuk errësohet gjatë natës si iPhone 16

16e është një përmirësim i madh mbi SE kur bëhet fjalë për teknologjinë e ekranit.

Ka një ekran OLED me ngjyra të gjalla, por mos mendoni se është saktësisht i njëjti ekran me iPhone 16.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Për të shpejtuar rrjetin tuaj pa tel, largojeni routerin nga kjo pajisje

Nëse rrjeti juaj pa tel ka qenë më i ngadaltë se zakonisht kohët e fundit, shkaku mund të...

BE do të hapë 6 fabrika të reja të inteligjencës artificiale

Nisma e Bashkimit Evropian për Partneritetin e Lartë të Performancës së Kompjuterëve (Euro HPC) njoftoi të premten se...

Shkencëtarët e Kembrixhit zbulojnë material të ri që mund të revolucionarizojë energjinë diellore

Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit kanë bërë përparim që mund të revolucionarizojë energjinë diellore, duke zbuluar një mënyrë...

Andonovski: Pas tetë vitesh boshllëk, Maqedonia do të ketë strategji kombëtare të TIK-ut

Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, sot prezantoi Strategjinë e re Kombëtare për Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit...