Ivanovski në “Top Tema”: Prej kur e kam marrë Policinë Financiare, deri më sot kemi dorëzuar 29 kallëzime penale, me të cilat për 852 milionë denarë është dëmtuar Buxheti i shtetit.

Data:

Shpërndaje:

Që nga marrja e drejtorisë së Policisë Financiare, deri tani janë dorëzuar 29 kallëzime penale me të cilat është bërë dëm i Buxhetit të shtetit në vlerë prej 852 milionë denarë. Kështu deklaroi Sllobodan Ivanovski, drejtor i Policisë Financiare, në intervistën e mbrëmshme në “Top Tema” në Televizionin Telma.

“Kjo do të thotë punë cilësore. Dua të them se edhe në të ardhmen, pavarësisht për cilin institucion apo funksionar bëhet fjalë, Drejtoria e Policisë Financiare do të veprojë dhe do ta trajtojë çdo rast në mënyrë të thelluar,” tha Ivanovski.

Ai potencoi rastin me REK Bitolla.

“Kemi një dëm prej rreth 178 milionë denarë, gjithashtu edhe në rastin e HEJ kemi një dëm prej 24 milionë denarë. Kjo do të thotë që shumat gjithmonë do të jenë udhëheqës për ne në lidhje me dhënien e theksit dhe përparësisë për këto raste. Është e pamundur që të trajtohen të gjitha rastet në një moment, por, megjithatë, bazuar në funksionin tonë që përfshin zbulimin, hetimin dhe kallëzimin e veprave penale, duhet të vendosim përparësi për shumat më të mëdha, për dëmet më të mëdha në buxhet. Po ashtu, duhet të sigurojmë atë dëm përmes masave për sigurimin e pasurisë,” tha Ivanovski.

Ai gjithashtu potencoi se Policia Financiare është përgjegjëse për veprat penale si “Pastrim parash”, “Tregti e paligjshme”, “Kontrabandë”, “Mashtrim fiskal” dhe, siç e theksoi, “vepra të tjera penale që përfshijnë përfitime të jashtëligjshme të pasurisë”.

“Shumë e madhe” do të thotë minimumi 50 paga mesatare, që është një shumë prej rreth dy milionë denarësh ose më shumë,” shtoi Ivanovski në “Top Tema”./Ora24.tv

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...