Dimitrieska Koçoska – Oda Ekonomike: Transheja e parë e huasë hungareze së shpejti do t’u transferohet kompanive

Data:

Shpërndaje:

Deri në fund të këtij muaji pritet të bëhet transferimi i transhesë së parë të huasë hungareze për përkrahjen e kompanive. Një pjesë e bankave veçmë kanë miratuar projekte dhe kanë parashtruar kërkesa për pagesën e tyre në Bankën Zhvillimore. Kjo u theksua në takimin e sotëm të ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në Odën Ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u diskutua për temat aktuale dhe sfidat ekonomike, njoftojnë nga Ministria e Financave.

“Filluam një sërë bisedash me komunitetin e biznesit dhe sot filluam pikërisht nga Oda Ekonomike e Maqedonisë. Qëllimi është që përmes këtyre takimeve të ndajmë informacione për plasimin e mjeteve të huasë hungareze të destinuar për kompanitë dhe t’i zgjidhim eventualisht dilemat që do të shfaqen gjatë këtij procesi”, deklaroi Dimitrieska Koçoska.

Ministria theksoi se synimi është që mjetet të plasohen në tërësi, për ta ndihmuar ekonominë për momentin, duke pasur parasysh zhvillimet globale dhe për t’i nxitur investimet, veçanërisht ato të qëndrueshme që sjellin zhvillim.

Për kryetarin e Odës Ekonomike, Branko Azeski, e rëndësishme është që këto mjete të siguruara nga Qeveria të destinohen sa më shpejt të jetë e mundur te kompanitë dhe të fillojë realizimi i investimeve.

Ai e mirëpriti iniciativën për takime të tilla, ku mund të shkëmbehen mendime për temat aktuale, por edhe për të hapur çështje që prekin kompanitë.

Gjatë këtij takimi u hap çështja e kthimit të mjeteve të paguara nga kompanitë në bazë të Ligjit të Tatimit të Solidaritetit.

Ministrja e Financave theksoi se kjo paraqet barrë të madhe për buxhetin dhe nenvizoi se mjetet do t’u kthehen kompanive në periudhë më të shkurtër se 5 vjet dhe se do të ketë takime me kompanitë për përcaktimin e dinamikës së kthimit të tyre. Diskutimet do të vazhdojnë dhe në periudhën e ardhshme do të përgatiten propozime mbi bazën e të cilave do të diskutohet dhe zgjidhet kjo çështje. Oda Ekonomike shpreh mirëkuptim mbi gjendjen e thesarit të shtetit dhe është e gatshme të zhvillojë bisedime dhe ta përcaktojë dinamikën dhe mënyrën e kthimit të mjeteve./Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...