Të dhënat: Investitorët nga jashtë blenë 143 milionë euro borxh shqiptar në 2024-n

Data:

Shpërndaje:

Investitorët nga jashtë vendit blenë 14.4 miliardë lekë ose rreth 143 milionë euro instrumente borxhi në lekë të qeverisë shqiptare vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investitorët jorezidentë luajtën një rol të rëndësishëm në kërkesën për titujt e borxhit publik. Shuma e investuar prej tyre përbënte 29% të shtesës së huamarrjes së brendshme për vitin 2024.

Për herë të parë gjatë vitit të kaluar, investitorë institucionalë nga jashtë vendit, kryesisht fonde të huaja investimi, morën pjesë edhe në ankandet e titujve në lekë të qeverisë shqiptare. Interesi i këtyre investitorëve ishte kryesisht për obligacionet dhe në veçanti titujt referencë me maturim 3-vjeçar, 4-vjeçar dhe 5-vjeçar.

Shifrat e raportuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë qartë se investitorët e huaj kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e kërkesës në tregun e titujve të borxhit në lekë të qeverisë shqiptare. Kjo rritje e kërkesës ndikoi edhe në uljen e mëtejshme të yield-eve të bonove dhe obligacioneve për vitin e kaluar. Ulja e borxhit publik në vitet e fundit dhe ecuria e mirë e ekonomisë në periudhën pas pandemisë sollën edhe përmirësimin e vlerësimit të borxhin Sovran të vendit nga agjencitë S&P Global Ratings dhe Moody’s, vitin e kaluar.

Agjencia e vlerësimit “S&P Global Ratings” (Standard&Poor’s) në muajin mars 2024 përmirësoi për herë të parë vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran të Shqipërisë nga B+ në BB-, ndërsa në tetor edhe agjencia tjetër Moody’s e përmirësoi vlerësimin nga Ba1 në Ba3. Përmirësimi i vlerësimit nga agjencitë e specializuara, por edhe kthimet e kënaqshme i kanë bërë titujt qeveritarë shqiptarë të emetuar në tregun e brendshëm tërheqës edhe për investitorë të huaj.

Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, huamarrja neto në tregun e brendshëm rezultoi rreth 50 miliardë lekë, aq sa niveli i planifikuar për vitin 2024. Shtesa e huamarrjes në tregun e titujve, sikurse dhe një vit më parë, u realizua vetëm në instrumente afatgjata, e cila kompensoi dhe reduktimin me rreth 20.5 miliardë lekë të huamarrjes neto në bono thesari. Rreth 68% e shtimit të huamarrjes së re u përballua nga sektori bankar, i cili është dhe mbajtësi kryesor i portofolit të titujve afatgjatë të qeverisë.

Një kërkesë e lartë nga investitorët u regjistrua edhe në emetimin e Eurobondit shqiptar në Bursën e Londrës, në fillim të kësaj jave. Kërkesa për Eurobondet shqiptare e paraqitur nga investitorët ka qenë shumë e lartë dhe arriti shumën totale të 3.7 miliardë eurove, nga 650 milionë euro që ishte vlera e ofruar. Shteti shqiptar emetoi Eurobonde 10-vjeçare për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh, me një yield prej 5%. /Monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ofertë Festive në Çair: Kids World Playground sjell dhuratën e dhjetorit – hyrja për fëmijën e tretë FALAS!

Kids World Playground në Çair ka nisur muajin e dhjetorit me një super ofertë për të gjitha familjet!...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...

Institucionet shtetërore të RMV-së do të kryejnë transaksione përmes SEPA-s nga dhjetori

Shkup, 26 nëntor – Nga 9 dhjetori, shteti dhe institucionet do të mund të bëjnë dhe të pranojnë pagesa...

Dimitrieska- Koçoska: Investimet kapitale shënojnë rritje prej 47,4 për qind

Shkup, 26 nëntor –  Me metodologjinë e re për evidentimin e investimeve kapitale deri më datë 13 nëntor, ato...