Rritja e kredive në Kosovë, shpresë dhe shqetësime për ekonominë

Data:

Shpërndaje:

Në vitin 2024, qytetarët e Kosovës morën 768.9 milionë euro më shumë kredi krahasuar me vitin 2023, duke shënuar një nga rritjet më të mëdha në historinë bankare të vendit.

Sipas ekspertit të financave Milazim Abazi, kjo rritje përfaqëson një zhvillim pozitiv, që reflekton rritje ekonomike dhe investime të qëndrueshme.

“Rritja e kredive është mirë për Kosovën, është pozitive, domethënë zhvillim dhe rritje e investimeve. Një rritje kaq e madhe, brenda një viti, është ndër më të lartat në historinë e bankave në Kosovë dhe duhet interpretuar vetëm në terma pozitivë,” deklaroi Abazi në Tv Dukagjini.

Ndërkohë, Berat Rukiqi, ish-kryetar i Odës Ekonomike, tash zyrtar i LDK-së shfaqi shqetësim lidhur me këtë trend, duke paralajmëruar për mundësinë e problemeve me likuiditetin bankar.

Ai theksoi se rritja e depozitave po ecën me një ritëm shumë më të ulët se rritja e kredive, çka mund të shkaktojë vështirësi për bankat në ofrimin e kredive të reja.

Performancë e lartë e kthimit të kredive nga qytetarët dhe bizneset në Kosovë

Lexo po ashtuPerformancë e lartë e kthimit të kredive nga qytetarët dhe bizneset në Kosovë

“Nëse ky trend vazhdon edhe vitin tjetër, bankat do të përballen me sfida për të plasuar kredi të reja, pasi rritja e depozitave është dyfish më e vogël se rritja e kredive,” theksoi Rukiqi.

Gjendja u bë veçanërisht e dukshme në nëntor 2024, kur totali i kredive arriti në 5.668 miliardë euro, një rritje prej 768.9 milionë euro krahasuar me dhjetorin 2023.

Adem Qorolli, ekspert i ekonomisë, e cilësoi këtë nivel si alarmant, duke theksuar se shuma e kredive tashmë ka tejkaluar buxhetin e shtetit për vitin 2024, që është 3 miliardë e 314 milionë euro.

“Kur kreditë kalojnë buxhetin e shtetit, kjo është alarmante,” tha Qorolli.

Ekspertët paralajmërojnë se ky nivel i lartë i kredive mund të ketë pasoja të paparashikuara për likuiditetin dhe stabilitetin ekonomik të Kosovës./Telegrafi/

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...

Benzinat shtrenjtohen për 7 denarë, dizeli për 6.5 denarë

Çmimi i ri me pakicë i benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të vajit për ngrohje Ekstra...

Bie çmimi i arit, ndërsa nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi

Çmimet e arit ranë të hënën, nën presionin e shqetësimeve se rritja e kostove të naftës mund të...