Çmimet e banesave shumë të larta, duhet të ulen

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 9 shkurt – A mundet shteti ta ulë çmimin për metër katror të hapësirave banesore në vend, që në Shkup arrijnë mbi 2.000 deri në 3.000 euro?! Nga Qeveria thonë se do të punojnë në ndërtimin e banesave komerciale që duhet të jenë konkurrente me sektorin privat, çmimi i të cilit duhet të ulet.

Por ndërtuesit janë decid, shteti mund të intervenojë në treg dhe të ndihmojë kategoritë me rrezik social të sigurojë banesë shtetërore, por jo edhe të ulë çmimin e sektorit privat. Çmimet do të ngelen të njëjta. Sipas tyre po vjen koha si në Europë, kur nuk mund secili të blejë banesë. Thonë se tani ndërtojmë për ato që mund të blejnë nga 3 – 4 banesa, por shteti duhet të mbajë llogari për çiftet e reja, kategoritë me rrezik social që të mund të kenë kulm mbi kokë.

Rekomandojnë që banesat shtetërore të mos shkojnë në ankand dhe të kenë çmim fiks, për shkak se tani në ankande çmimet arrijnë deri në 2.000 euro. Sipas tyre çmimet e tanishme në treg nuk janë reale, por as nuk do të ulen – presin stabilizim të çmimit për metër katror të apartamenteve, posaçërisht në kryeqytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...