Provat e reja sugjerojnë se telefonat celularë nuk janë të lidhur me kancerin

Data:

Shpërndaje:

Rishikimi i fundit sistematik i porositur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk gjeti asnjë lidhje midis ekspozimit ndaj valëve të radios dhe llojeve të ndryshme të kancerit, duke përfshirë leuçeminë, limfomën, kancerin e tiroides dhe kancerin oral.
Ky është rishikimi i dytë sistematik nën kujdesin e OBSH-së për të studiuar lidhjen midis telefonave celularë dhe kancerit. I pari, i botuar vitin e kaluar, hetoi lidhjen midis telefonave celularë dhe kancerit të trurit dhe llojeve të tjera të kancerit të kokës dhe gjithashtu nuk gjeti asnjë lidhje.

Dëshmitë e disponueshme.

Rishikimi sistematik aktual vlerëson të gjitha provat e disponueshme mbi lidhjen midis telefonave celularë, transmetuesve të telefonave celularë dhe ekspozimit profesional ndaj llojeve të ndryshme të kancerit.

– Edhe pse ky rishikim sistematik nuk gjeti asnjë lidhje midis ekspozimit ndaj radiofrekuencës dhe llojeve të ndryshme të kancerit, duke përfshirë leuçeminë, limfomën, kancerin e tiroides dhe kancerin e zgavrës me gojë, ne nuk mund të jemi të sigurt për këto rezultate, krahasuar me rishikimet e mëparshme sistematike për kancerin e trurit. Kjo për shkak se nuk ka shumë prova që i lidhin këto lloje të kancerit me ekspozimin ndaj valëve të radios nga teknologjia pa tel, tha udhëheqësi i studimit Ken Karipidis nga Agjencia Australiane e Mbrojtjes nga Rrezatimi dhe Sigurisë Bërthamore.

5000 studime

Ky rishikim sistematik shqyrtoi më shumë se 5000 studime dhe përfshiu 26 në analizën përfundimtare. OBSH aktualisht po përgatit një vlerësim të përditësuar të efekteve shëndetësore të ekspozimit ndaj valëve të radios.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...