Zvicra në krye, Polonia në fund: Shihni se ku janë pagat mesatare më të larta dhe më të ulëta

Data:

Shpërndaje:

Hulumtimi në platformën Numbeo, i publikuar nga portali RankingRoyals, zbulon të dhënat më të fundit mbi të ardhurat mesatare mujore neto në botë për vitin 2024 – pra shumat që marrin punonjësit pas zbritjeve të taksave. Të dhënat zbulojnë dallime të rëndësishme globale dhe siç pritej, fitimet më të larta regjistrohen në ekonomitë e zhvilluara në Perëndim, ndërkohë që shumë vende ende luftojnë me standarde të ulëta.

Në krye të listës është Zvicra, ku paga mesatare neto është 6,558 dollarë në muaj, duke e bërë atë lider botëror në të ardhurat personale. Pason Luksemburgu me 5706 dollarë, ndërsa vendi i tretë i takon Shteteve të Bashkuara me 4353 dollarë.

Në dhjetëshen e parë përfshihen gjithashtu:

Islanda – 3,919 dollarë

Katari – 3795 dollarë

Singapor – 3,711 dollarë

Hong Kong – 3630 dollarë

Danimarka – 3,562 dollarë

Australi – 3,441 dollarë

Holanda – 3,367 dollarë

Nga ana tjetër, vendet me fitimet mesatare neto më të ulëta në listën e 50 më të zhvilluarve janë:

Polonia – 1,463 dollarë

Republika Çeke – 1501 dollarë

Estonia – 1531 dollarë

Malta – 1542 dollarë

Sllovenia – 1.543 dollarë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...