YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

Data:

Shpërndaje:

Kompania synon të përmirësojë ndërfaqen e përdoruesit të shërbimit të saj të videove. Shumë njerëz sot kalojnë më shumë kohë duke parë YouTube sesa programet tradicionale televizive. Përveç telefonave, tabletëve dhe kompjuterëve, përmbajtja e YouTube po shijohet gjithnjë e më shumë edhe në ekranet e mëdha të televizorëve.

Për të përmirësuar përvojën e përdoruesve dhe për t’i inkurajuar ata të kalojnë më shumë kohë në aplikacionin e tyre në televizorë, YouTube prezantoi disa vite më parë opsionin Primetime Channels, i cili u mundësonte përdoruesve të kishin qasje në shërbime abonimi si Max dhe Paramount Plus përmes aplikacionit.

Megjithatë, përdoruesit duhej të përpiqeshin për të gjetur këto opsione dhe për të hyrë në këto shërbime.

Kjo pritet të ndryshojë së shpejti, pasi YouTube po shqyrton një ndryshim të madh në ndërfaqen e përdoruesit në aplikacionin e tij për televizorë, duke i dhënë më shumë rëndësi shërbimeve të abonimit të palëve të treta. Sipas informacioneve që qarkullojnë në rrjet, redizajnimi i ndërfaqes mund të inspirohet nga Netflix dhe platformat e tjera të ngjashme.

Kjo do të thotë që kur hapet aplikacioni, përdoruesit mund të shohin një parapamje (preview) të episodeve, ndërsa krijuesit e përmbajtjes mund të organizojnë videot e tyre në episode dhe sezone, duke e bërë përmbajtjen më të rregullt dhe të lehtë për t’u qasur.

Në këtë mënyrë, YouTube po synon të shndërrohet në një shërbim të ngjashëm me platformat e njohura të transmetimit (streaming). Në të njëjtin vend, përdoruesit do të mund të shikojnë videot e krijuesve dhe kanaleve të tyre të preferuara, por edhe seriale dhe filma nga platforma si Max. Natyrisht, për këtë të fundit do të kërkohet një abonim shtesë.

Ky lloj përmbajtjeje, që kërkon abonim, do të organizohet në një seksion të veçantë, i ndarë nga përmbajtja e zakonshme e YouTube-it.

Ekipi i YouTube-it aktualisht po punon në këtë ndryshim, dhe ndërfaqja e re për aplikacionin në televizorët smart pritet të bëhet e disponueshme gjatë muajve të ardhshëm. Megjithatë, sipas burimeve të Android Authority, mbetet e paqartë nëse kompania do të bëjë të njëjtat ndryshime edhe për versionin e YouTube-it në kompjuterë dhe pajisje mobile.

Aktualisht nuk ka informacione në lidhje me këtë, por ekspertët besojnë se kjo është një zhvillim i pashmangshëm dhe mund të jetë fokusi kryesor i YouTube-it deri në fund të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Për të shpejtuar rrjetin tuaj pa tel, largojeni routerin nga kjo pajisje

Nëse rrjeti juaj pa tel ka qenë më i ngadaltë se zakonisht kohët e fundit, shkaku mund të...

BE do të hapë 6 fabrika të reja të inteligjencës artificiale

Nisma e Bashkimit Evropian për Partneritetin e Lartë të Performancës së Kompjuterëve (Euro HPC) njoftoi të premten se...

Shkencëtarët e Kembrixhit zbulojnë material të ri që mund të revolucionarizojë energjinë diellore

Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit kanë bërë përparim që mund të revolucionarizojë energjinë diellore, duke zbuluar një mënyrë...

Andonovski: Pas tetë vitesh boshllëk, Maqedonia do të ketë strategji kombëtare të TIK-ut

Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, sot prezantoi Strategjinë e re Kombëtare për Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit...