VLEN: Mbi 1.8 milion euro investime në Dizhon të Çairit për infrastrukturë moderne

Data:

Shpërndaje:

Me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përmes angazhimit të Komunës së Çairit, VLEN po realizon investime të rëndësishme në infrastrukturën lokale.

Sot u përmbyll me sukses asfaltimi i rrugës “Dizhon 17”, pjesë e një projekti që kap vlerën mbi 1.8 milion euro.

Projekti përfshiu ndërtimin e 180 metrave kanalizim fekal dhe përgatitjen për rrjetin e ri të ujësjellësit, që garanton furnizim të sigurt me ujë për 35 amvisëri.

Investimi në fjalë është dëshmi konkrete e përkushtimit të VLEN-it për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e infrastrukturës në çdo lagje të Çairit.

Me VLEN-in në qeveri, zhvillimi ndjehet e ndryshimi po shihet!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Bllokada në Gjirin Persik rrit rrezikun e inflacionit global të ushqimeve

Tregjet globale tashmë po i ndiejnë efektet e Luftës së Gjirit, për momentin për shkak të ndërprerjes së...

Beteja e Gjigantëve: SHBA vs Eurozona – Kush Sundon Botën e Pasurisë?

Një krahasim i pasurisë së familjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të eurozonës jep një pamje të...

Sllaveski: Banka Popullore mbajti normën bazë të interesit në 4%

Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore vendosi të mbajë normën bazë të interesit në 4%. Seanca shqyrtoi të dhënat...

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...