Ulen çmimet e derivateve të naftës

Data:

Shpërndaje:

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës sëMaqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,85 % në raport me vendimin e datës 28.9.2026.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 3,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 3,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,285 den/kg dhe do të jetë 49,597 den/kg.

Nga data 6.10.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 98,50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 100,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 97,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 108,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 49,597 (denarë/kilogram).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Takimi i Hoxhës me përfaqësuesit e MATTO-s: Investimet e gjelbra janë bazë për zhvillim të qëndrueshëm

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot zhvilloi takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Maqedoni–Turqi...

Durmishi paralajmëron masa për punësimin e të rinjve

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot mori pjesë në forumin “NextGen CareerUp” i cili u mbajt...

Diamond Mall shënon trevjetorin me përmbajtje të reja, brende dhe iniciativa për komunitetin

  Shkup, 20 tetor 2026 – Diamond Mall shënon trevjetorin e hapjes me një festë të madhe për vizitorët,...

Lajm i mirë për tregun e karburanteve: ОКТА ofron zbritje për dizelin

ОКТА ul me dy denarë për litër çmimin e naftës dizel nga 20 tetori deri më 2 nëntor...