Turizmi i “uritur” për punëtorë, operatorët: Kemi rritur rrogat por nuk plotësojmë dot vendet bosh

Data:

Shpërndaje:

Në prag të nisjes së sezonit të plazhit, bizneset turistike po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës.

“Ka nevojë për menaxherë, kamerierë dhe sanitarë. Ka mangësi për këto pozicione,. Rrogat janë rritur, duke filluar nga sanitaret deri te shefat e kuzhinës, kanë paga mjaft të kënaqshme. Sanitaret në hotelet në bregdet variojnë pagat deri në 1200 euro, kamerierët 1200-1500 euro, kuzhinierët fillojnë nga 2000 euro e lart, sipas standardit të hotelit”, tha Kujtim Dervishi-Shoqata e bareve dhe restoranteve turistike.

“Jemi në prag të fillimit të sezonit turistik. Shumë struktura kanë filluar fushatën e kërkimit të burimeve njerëzore, po përpiqemi të ezaurojmë në maksimum ata që janë të interesuar të punësohen në këtë sektor. Pagat në sektor janë dy-trefishuar”, deklaroi Vasil Bedinaj – operatorë turistikë për jugun.

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit, vetëm për 3 muajt e parë të vitit, janë regjistruar afro 2.200 vende të lira pune në sektorin e turizmit, ndërsa nevoja gjithëvjetore është disa herë më e madhe.

“Duhen 10-12 mijë punonjës që të plotësojnë nevojat e të gjithë sektorit. Për t’i mbajtur punonjësit gjatë gjithë vitit, është e domosdoshme që të gjendet një e mesme dhe të paguhen sigurimet shoqërore nga qeveria”, shtoi Dervishi.

Numri më i madh i vendeve të punës në industrinë e turizmit, sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit, është në Durrës, pasuar nga Saranda, Vlora dhe Tirana. 68% e vendeve të lira kërkohen me eksperiencë pune, ndërsa për 22% të pozicioneve, biznesi siguron edhe transportin për punonjësit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...