Trump sinjalizon ndryshim të strategjisë për rritjen e prodhimit të mikroprocesorëve

Data:

Shpërndaje:

Presidenti amerikan, Donald Trump po sinjalizon një ndryshim të madh në mënyrën se si Shtetet e Bashkuara do të mbështesin rritjen në industritë kryesore vendase si ajo e prodhimit të mikroprocesorëve.

Trump ka bërë thirrje për shfuqizimin e ligjit të mikroprocesorëve, të nënshkruar nga ish-presidenti amerikan, Joe Biden dhe nxitjen e prodhimit vendas përmes kërcënimit me tarifa të larta ndaj importeve të mikroprocesorëve.

Në fjalimin e tij në Kongres këtë javë, Trump kritikoi ligjin për mikroprocesorët.

“Ligji juaj për mikroprocesorët është i tmerrshëm. Ne japim qindra miliarda dollarë për këtë dhe nuk përfitojmë asgjë”, tha ai.

Trump e kishte fjalën për gati 53 miliardë dollarë subvencione për prodhimin dhe kërkimet për industrinë amerikane të prodhimit të mikroprocesorëve, të nënshkruar nga Biden.

Kongresi e miratoi ligjin në vitin 2022 nga shqetësimet mbi varësinë e Shteteve të Bashkuara tek mikroprocesorët e prodhuar jashtë vendit, raporton zeriamerikes.

Mikroprocesorët janë pjesë thelbësore të një numri produktesh të konsumit si makinat dhe telefonat inteligjentë IPhone.

Kompanitë amerikane në veçanti mbështeten në mikroprocesorët e avancuar të prodhuar nga kompania tajvaneze “TSMC”. Qëllimi i subvencioneve të ligjit për mikroprocesorët ka qenë rritja e prodhimit të mikroprocesorëve në Shtetet e Bashkuara dhe inkurajimi i firmave të huaja për të ndërtuar fabrika të prodhimit të mikroprocesorëve në Shtetet e Bashkuara.

Kompania TSMC ka përfituar 6.6 miliardë dollarë nga programet për nxitjen e prodhimit të mikroprocesorëve dhe ka premtuar se do të investojë 65 miliardë dollarë për ndërtimin e fabrikave në Arizona.

Që nga fillimi i mandatit të tij të dytë, Trump ka paralajmëruar vendosjen e tarifave për të nxitur industritë kryesore vendase. Ai ka kërcënuar me tarifa importet e mikroprocesorëve dhe ka argumentuar se ligji për mikroprocesorët nuk ka sjellë rezultate.

“Ata nuk kanë asgjë tjetër përveç parave, Joe. Ata nuk kanë nevojë për para. Ata kanë nevojë për një nxitje, pra ata nuk do të dëshironin të paguanin një taksë prej 25, 50 apo 100 për qind ndaj produkteve të tyre”, deklaroi ai.

Trump njoftoi të hënën se kompania TSMC kishte rënë dakord të shpenzonte 100 miliardë dollarë shtesë gjatë katër viteve të ardhshme për të prodhuar mikroprocesorë të avancuar për pajisjet e reja të inteligjencës artificiale dhe telefonat inteligjentë në Shtetet e Bashkuara.

Ndryshe, lideri amerikan tha se Kongresi duhet të shfuqizojë ligjin për mikroprocesorët dhe fondet e pashpenzuara të tij të përdoren për të reduktuar borxhin. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...