Të premten edhe në Maqedoninë e Veriut do të bojkotohen marketet

Data:

Shpërndaje:

Pas Kroacisë dhe Malit të Zi, thirrje për bojkot të marketeve ka edhe në Maqedoninë e Veriut.

Çmimet drastike të larta shkaktuan pakënaqësi te qytetarët, kështu që në shembullin e rajonit u shfaq edhe këtu thirrje për bojkot, përcjell INA.

Organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve që të premten të përmbahen nga blerja dhe përdorimi i shërbimeve në markete, për të dërguar një mesazh të qartë për përgjegjësit e kësaj situate ekonomike.

“Ne bëjmë thirrje për bojkot masiv të premten. Shmangni blerjet në supermarkete të mëdha, shmangni marketet më të vogla. Ne duam të dërgojmë një mesazh që qytetarët nuk do të tolerojnë këto rritje joreale të çmimeve”, thuhet në mediat sociale.

Një foto po shpërndahet në rrjetet sociale ku bën thirrje për bojkot të marketeve më 31 janar 2025 (e premte) me moton “Zbritje, zbritje kur çmimet janë të njëjta”.(INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik

Epoka e shoferëve të kamionëve dhe kompanive të logjistikës që udhëtojnë me dosje të mbushura me dokumente fizike,...

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Një letër e pazakontë e gjigantit saudit Saudi Aramco drejtuar blerësve të saj këtë javë ka shpërndarë valë...