Sllaveski: Stabiliteti i denarit mbetet përcaktim i fuqishëm, sistemi bankar është stabil

Data:

Shpërndaje:

Stabiliteti i denarit nuk duhet dhe nuk guxon të vihet në pikëpyetje. Kjo është një çështje e mbyllur më par, theksoi guvernatori i Bankës Popullore Trajko Sllaveski në intervistë për MIA-n, duke potencuar se kursi devizor fiks edhe më tej do të jetë bazë e fuqishme e stabilitetit makroekonomik në vend, njofton Portalb.mk.

Guvernatori potencoi se regjimi i kursit devizor të cilin vendi e praktikon  vendi është i mbështetur nga të githë qeveritë e deritanishme, komuniteti i biznesit, opinioni i ekspertëve dhe institucionet ndërkombëtare.

“Jo vetëm që nuk ka dilema, por edhe nuk dëgjojmë më thirrje ose njoftime për ndryshim të kursit, që paraprakisht dinin të paraqiten. Kursi dervizor fiks mirë i shërben ekonomisë së Maqedonisë. Jemi të vetëdijshëm se çfarëdo lloj intervenimi në paritetin e valutës kombëtar në krahasim me euron do të shkaktonte dëm të jashtëzakonshëm, pa pothuajse kurrfarë dobie, duke pasur parasysh shkallën e lartë të transparencës së ekonomisë së Maqedonisë”, tha Sllaveski.

Ai u bëri thirrje qytetarëve dhe bizneseve të jenë të qetë, duke i bindur se kursimet dhe planet e tyre janë të sigurta në sistem stabil dhe të parashikueshëm financiar. “Banka Popullore do të sigurojë kurs stabil dhe mjedis stabil financiar për sektorin real. Punojmë në koordinim të ngushtë me Ministrinë e Financave dhe me të gjithë institucionet relevante”, tha ai,

Guvernatori potencoi se stabilteti financiar dhe siguria e kursimeve janë të mështetura edhe nga sistemi i fuqishëm bankar dhe kapacitetet supervizore të bankës Popullore.

Nënvizoi se Banka Popullore ka kredibilitet të lartë edhe tek institucionet financiare ndërkombëtare dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej, me vizion që të ruhet pavarësia, të përforcohen kapacitetet institucionale dhe të sigurohet stabilitet afatgjatë.

Sllaveski e ka potencuar vizionin për përforcim të pavarësisë institucionale dhe investim në kapacitetin njerëzor si bazë kyçe për stabilitet dhe zhvillim afatgjatë.

Kuvendi më 28 maj me 68 vota “pro” dhe 16 “kundër” emëroi Trajko Sllaveskin për guvernator të Bankës Popullore.

Në garën për guvernator në Bankën Popullore të Maqedonisë së Veriut ishin edhe katër emra tjerë: Zoran StravrevskiAnita Angellovska – BezhovskaMaja Kadievska – Bojnoviq dhe Borçe Trenovski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...