Sindikatat: Ligji për punësimin e punëtorëve sezonal është një hap prapa

Data:

Shpërndaje:

Ligji për punësimin e punëtorëve sezonal, i propozuar nga Qeveria, sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë është një hap prapa. Ivan Peshevski nga LSM thotë se me këtë ligj, në vend që punëtorët të punojnë me orar të pacaktuar, ata janë të lidhur me kontratë pune dhe sipas tyre, nuk është arritur asgjë.

“Kjo do të thotë që çdo vit, veçanërisht punëtorët sezonal në industritë që kërkojnë shumë punë, gastronomi dhe turizëm, largohen me autobus dhe boshatisen fshatrat e qytetet. Nëse duam t’i mbajmë punëtorët në Maqedoni, duhet të kuptojmë se ata kanë nevojë për vende pune të sigurta, kontrata të përhershme, paga të mira dhe kushte të drejta pune”, tha Ivan Peshevski, LSM.

Lidhur me punëtorët që punojnë çdo ditë me shtesa dhe kontribute të papaguara, sipas Peshevskit, duhet të vendoset vetëm një ligj, ai për marrëdhënie pune dhe respektim i marrëveshjes së përgjithshme kolektive.

“Besoj se një ndjenjë e ndryshme do të zgjohet te kjo qeveri dhe te punëdhënësit se ata me të vërtetë duhet t’i vlerësojnë punëtorët dhe t’i paguajnë, do të shohim nëse do të miratojnë ligje apo do të mbetet në fuqi apo do të përmirësohet Ligji i marrëdhënieve të punës, që prej nesër pritet të jetë si një lloj kushtetuese për punëtorët dhe të drejtat ku çështjet dhe obligimet duhet t’i rregullojmë sipas tij”, tha Ivan Peshevski – LSM.

Ligji për punëtorët sezonal parashikon që të gjithë personat, të punësuar apo jo, personat e vetëpunësuar, nën moshën 18 vjeç të cilët, në përputhje me rregulloret e përgjithshme për marrëdhëniet e punës, plotësojnë kushtet për krijimin e marrëdhënies së punës si dhe të huajt me qëndrim të rregulluar, mund të punojnë në punë sezonale si bujqësi, gastronomi dhe turizëm, pa humbur të ardhurat që marrin nga shteti, si pensionet, bursat dhe ndihma shtetërore./Alsat.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ofertë Festive në Çair: Kids World Playground sjell dhuratën e dhjetorit – hyrja për fëmijën e tretë FALAS!

Kids World Playground në Çair ka nisur muajin e dhjetorit me një super ofertë për të gjitha familjet!...

Si do të shpërndahet rritja prej 5% në bllok-tarifat? Mickoski: Varet nga rregullatori nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Çmimi i energjisë për familjet nga janari ka shumë gjasa të rritet mesatarisht për rreth 5 për qind,...

Mbledhje e ulët e taksës mbi të ardhurat personale! Problem me pagesën bëjnë lojërat e fatit dhe transferimet nga jashtë

Drejtoria për të Ardhurat Publike është e kënaqur se si mblidhen taksat, megjithatë për taksën mbi të ardhurat...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...