Shtohet paraja cash! Qytetarëve e biznesit nuk i leverdis ‘kursimi’ me interesa të ulëta

Data:

Shpërndaje:

Më pak kursime sepse përfitimi është minimal nëse lekët mbyllen në bankë si ‘depozitë’. Banka e Shqipërisë thotë se ritmi i depozitave është ulur gjatë fundit të vitit 2024, për shkak të rënies së normave të interesit, e shkaktuar nga ulja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit të shkuar, si vendim për t’ju përgjigjur tkurrjes së inflacionit.

Vlera e depozitave nga qytetarët dhe bizneset deri në fund të vitit 2024 arriti në 13.6 miliardë euro, afro 570 milionë euro më shumë se në vitin 2023, por përfitimi i qytetarëve nga këto kursime është në rënie për shkak të uljes së interesave.

“Interesi mesatar i depozitave në Lek rezultoi 1.9%, nga 2.0% dhe 2.2% që ishte përkatësisht në tremujorin e tretë dhe të dytë të vitit. Në mënyrë të ngjashme, interesi mesatar për depozitat në Euro ka rënë në 1.1% në tremujorin e katërt, nga mesatarisht 1.4% që ishte në dy tremujorët paraardhës.”, thotë Banka e Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...