Shqiptarja nga Shkupi, krijuese e programit për zbulimin e depresionit përmes Inteligjencës Artificiale

Data:

Shpërndaje:

Zbulimi i shenjave të depresionit në të ardhmen mund të bëhet më i lehtë dhe me kosto shumë të ulët, nëse do të vihet në zbatim publikimi shkencor: “Përdorimi i Intelegjencës Artificiale (IA) për detektimin e depresionit bazuar në mikrobiomën e zorrëve” i programeres së re nga Shkupi, Hana Selmani, publikuar në platformën “Journal Springer Nature”.

23 vjeçarja e talentuar i ka thënë Gazetës LAJM, se ka punuar për më shumë se dy vite në New York University Abu Dhabi, për të krijuar një vegël përmes IA-së, që do ta aftësonte kompjuterin për të zbuluar shenjat e çrregullimit depresiv mbi të dhënat e mikrobiomës së zorrëve.

“Bëhet fjalë për një kontribut të madh në shkencë sepse mendoj se është shumë e rëndësishme që të krijohet një vegël e thjeshtë dhe më lehtë e qasshme për të gjithë ata që kanë nevojë për t’u kontrolluar, nëse kanë probleme me depresionin. Unë përmes Intelegjencës Artificiale kam arritur të krijojë një vegël që e aftëson kompjuterin për të detektuar shenjat e depresionit”, tha Hana Selmani për gazetën LAJM.

Ajo sqaroi se janë bërë eksperimentet e para me veglën e krijuar dhe rezultatet kanë qenë shumë premtuese.

“Nga një laborator kemi marrë mikrobe nga 90 persona dhe kompjuteri përmes algoritmeve nga vegla e krijuar ka arritur t’i detektojë personat me shenja depresioni dhe ata që nuk kanë simptoma të tilla. Megjithatë, kjo është një vegël që ende duhet të zhvillohet për të qenë e gatshme për përdorim, ndërsa do të shërbejë vetëm për identifikimin e shenjave, kurse diagnozën finale e jep psikiatri”, tha Hana.

Publikimi i saj shkencor është i rrallë edhe për faktin se i njëjti është bërë nga një programere e sapodiplomuar.

“Rrallë ndodh që në një moshë aq të re të bëhën publikime shkencore, prandaj dua të them se jam mirënjohëse edhe ndaj profesoreshës palestineze-jordaneze, Mai Oudah, e cila më ka mbikqyrur gjatë procesit të studimit për projektin tim”, u shpreh Hana./Gazeta Express

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nga serverët në Tokë te superkompjuteri orbital, basti ekstrem i Elon Musk

Inteligjenca artificiale po riformëson industri në mbarë botën, dhe planet e SpaceX për qendra të dhënash të bazuara...

Andonovski e fillon vizitën në SHBA me përfaqësues të institucioneve kryesore në fushën e sigurisë kibernetike

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski e ka filluar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Aplikacion që ju ndihmon të shmangni gjobat në trafik (FOTO)

Shumë shoferë përdorin Waze, një aplikacion navigimi që ka të shënuara shumicën e kamerave të sigurisë dhe ju...

10 aplikacionet mobile që harxhojnë më shumë bateri

Edhe pse telefoni karikohet çdo ditë deri në 100 për qind, në përdorim real bateria shpesh zbrazet shumë...