ShA MEPSO vë në provë largpërçuesin 110 kV TS Manastir 1 – TS Prilep 1

Data:

Shpërndaje:

ShA – Shkup njofton opinionin profesional se largpërçuesi 110 kV nr. 109 në relacionin TS Manastir 1 – TS Prilep 1, i rekonstruktuar, është vendosur me sukses nën tension dhe është vënë në punë të funksionimit.

Rekonstruktimi është kryer në trasën ekzistuese të linjës, ku linja ekzistuese 110 kV me shtylla të armuara-beton, e ndërtuar më shumë se 50 vjet më parë, është demontuar plotësisht dhe është zëvendësuar me linjë të re me shtylla çeliku-rrjetë. Linja e re e ndërtuar ka gjatësi totale prej 33,5 km dhe përbëhet nga 125 shtylla çeliku.

Në kuadër të projektit është kryer zëvendësim i plotë dhe montim i pajisjeve të reja përçuese dhe izoluese, duke përfshirë përçues fazorë, tel mbrojtës, izolatorë dhe pajisje shoqëruese, me çka është siguruar kapacitet i rritur transmetues i linjës dhe karakteristika elektrike dhe mekanike të përmirësuara në krahasim me gjendjen e mëparshme. Kapaciteti i rritur transmetues kontribuon në përmirësimin e besueshmërisë, stabilitetit dhe fleksibilitetit operativ të rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në rajon.

Projekti është realizuar në kuadër të Lot 1 – “Rekonstruktimi i largpërçuesit 110 kV TS Manastir 1 – TS Prilep 1“, i financuar përmes huasë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).

Punimet ndërtimore, elektromontuese dhe elektroenergjetike janë kryer në periudhën nga viti 2023 deri në 2025. Kryerës i punimeve ishte konsorciumi i udhëhequr nga JV CA Dalekovod – Zagreb, i cili i realizoi aktivitetet në përputhje me kushtet kontraktuale dhe standardet teknike në fuqi. Pas përfundimit të punimeve janë kryer të gjitha provat dhe kontrollimet teknike të parashikuara, pas çka linja është vendosur nën tension dhe është vënë në funksionim testues.

Me realizimin e këtij projekti, ShA  MEPSO vazhdon me modernizimin sistematik dhe forcimin e infrastrukturës së transmetimit të energjisë elektrike, me qëllim rritjen e besueshmërisë në furnizimin me energji elektrike dhe avancimin e stabilitetit dhe kapacitetit të rrjetit transmetues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Gjysma e buxhetit të vendit shkon për ushqim dhe pije, për alkool dhe duhan shpenzohet më shumë se sa për shëndetësi, rekreacion, kulturë dhe...

Gjysma e buxhetit vendor vitin e kaluar është shpenzuar për ushqim dhe pije joalkoolike, ndërsa për pije alkoolike...

Sllaveski: Në vitin 2026 pritet të përshpejtohet rritja ekonomike në Maqedoni

Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski thekson se në vitin 2026 pritet të përshpejtohet rritja ekonomike. Sipas pritjeve, një...

Qarkullimi në tregtinë me pakicë të ushqimit, pijeve dhe duhanit në nëntor rritet me 6.5%

Në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, shkalla reale e...

Deri në vitin 2027, OKTA siguron energji të rinovueshme për SOS Fshatin e Fëmijëve

Katër shtëpi në SOS Fshatin e Fëmijëve në Shkup nga tani do të përdorin energji diellore, falë donacionit...