Sa ndikoi pandemia në rritjen e sigurimit të jetës?

Data:

Shpërndaje:

Që prej pandemisë, shqiptarët janë ndërgjegjësuar më shumë për sigurimin e jetës së tyre. Në kushtet kur COVID-19 shkaktoi një numër të madh vdekjesh, sigurimi i jetës do të garantonte mbulimin e shpenzimeve për trajtimin mjekësor, por gjithashtu edhe përfitim financiar për familjarët e personit që humbte jetën.

Si rezultat i karantinimit, në 2020 do të kishim një rënie drastike të numrit të kontratave, por me hapjen graduale, në 2021 pati një “boom” kontratash për sigurimin e jetës.

Statistikat zyrtare tregojnë se nga 2020 në 2021 është shënuar rritja më e madhe ndonjëherë në sigurimin e jetës, konkretisht një shtim me 17% të shifrës së kontratave.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, nga periudha para pandemisë në atë pas pandemisë, nëse bëjmë një kapërcim të madh të viteve, pra një krahasim të vlerës së primeve në 2019 dhe në 2024, ka një rritje me 70% të shumës së tyre.

Në një hark kohor prej 7 vitesh, tregu i sigurimit të jetës ka pasur një rritje të qëndrueshme. Në 2024, të ardhurat nga primet e shkruara bruto arritën në 2 miliardë lekë, rreth 11.3% më shumë se në 2023.

Ndërsa për sa i takon numrit të kontratave, ka pasur një shtim me 13%. Pavarësisht këtyre rritjeve, vlera e primeve vijon të mbetet në nivele tepër të ulëta në krahasim me sigurimet e jo-jetës.

Së fundmi, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka licencuar edhe një kompani të re të sigurimit të jetës. Bashkë me të, numri i shoqërive të sigurimit në vendin tonë arrin në 9.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...

Bie çmimi i arit, ndërsa nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi

Çmimet e arit ranë të hënën, nën presionin e shqetësimeve se rritja e kostove të naftës mund të...