Rritja ekonomike prej 3.7% është reale dhe e arritshme, thotë ministrja Koçoska

Data:

Shpërndaje:

Qeveria pret që ekonomia të rritet me 3.7 për qind këtë vit, parashikim që sipas ministres së Financave, Gordana Dimitireska Koçoska është real dhe i realizueshëm. Këtë qëndrim të Koçoskës e kanë konfirmuar edhe disa ekonomistë. Ata thonë se këtë rritje ekonomike nuk e kanë parashikuar vetëm institucionet brenda vendit, por edhe Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Por shtojnë se ka edhe sfida për këtë rritje që mund të shkaktojnë stagnim të fuqisë blerëse dhe kthim të inflacionit.

Ministrja e Financave Gordana Dimitireska-Koçoska dje në Uashington tha se rritja e parashikuar ekonomike e vendit prej 3,7 për qind është reale. Ajo shtoi se ajo për të cilën është angazhuar Qeveria dhe që kërkon FMN është konsolidimi fiskal, por se gjërat nuk mund të ndryshojnë brenda natës dhe se do të duhet më shumë kohë.
Sipas saj, kriza me doganat, e cila krijon pasiguri të madhe, mund të shfrytëzohet shumë nga Maqedonia, në kuptimin, siç thotë ajo, të transferimit të kapaciteteve nga vendet evropiane, gjegjësisht do të mbyllen kapacitetet në vendet evropiane, sepse taksat doganore nënkuptojnë çmime më të larta të blerjes dhe kështu tregu evropian do të kërkojë alternativa për hapjen e kapaciteteve ku do të kenë fuqi punëtore më të lirë. Ndërkohë, ekspertët mendojnë se me krizën globale për doganat, Maqedonia mund të përjetojë zhvillim ekonomik. /Alsat.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ofertë Festive në Çair: Kids World Playground sjell dhuratën e dhjetorit – hyrja për fëmijën e tretë FALAS!

Kids World Playground në Çair ka nisur muajin e dhjetorit me një super ofertë për të gjitha familjet!...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...

Institucionet shtetërore të RMV-së do të kryejnë transaksione përmes SEPA-s nga dhjetori

Shkup, 26 nëntor – Nga 9 dhjetori, shteti dhe institucionet do të mund të bëjnë dhe të pranojnë pagesa...

Dimitrieska- Koçoska: Investimet kapitale shënojnë rritje prej 47,4 për qind

Shkup, 26 nëntor –  Me metodologjinë e re për evidentimin e investimeve kapitale deri më datë 13 nëntor, ato...