Rritja e çmimit të rrymës – një barrë e re për qytetarët dhe bizneset

Data:

Shpërndaje:

 

Rritja e çmimit të energjisë elektrike për 15% është një vendim i padrejtë dhe i papërgjegjshëm që rëndon mbi shpinën e konsumatorëve në një kohë kur kriza ekonomike dhe inflacioni veçse e kanë goditur fuqishëm standardin e jetesës.

Qeveria po hesht, ndërsa qytetarët po varfërohen. Në vend që të ndërhyjë për të mbrojtur interesin publik, ajo po lejon që kostoja e menaxhimit të keq në sektorin energjetik të bie mbi familjet e zakonshme dhe bizneset e vogla.

Bizneset janë të alarmuara. Rritja e çmimit të rrymës në kohë të inflacionit të lartë e rrit më tej koston e prodhimit dhe shërbimeve, duke i bërë ato më pak konkurruese dhe duke rrezikuar mbylljen e shumë prej tyre. Kjo nënkupton humbje të vendeve të punës dhe rritje të pasigurisë ekonomike.

Në një kohë kur çmimet e produkteve bazë në shportën e konsumatorit janë në kulm, vendimi për të rritur edhe një kosto kaq esenciale si energjia elektrike është i papranueshëm. Kjo politikë e mbyllur dhe arrogante e godet drejtëpërdrejt mirëqenien e qytetarëve.

Kërkojmë transparencë, përgjegjësi dhe masa mbrojtëse urgjente për qytetarët dhe sektorin privat – përndryshe, pasojat ekonomike dhe sociale do jenë shumë më të rënda sesa një rritje prej 15%.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...

Bie çmimi i arit, ndërsa nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi

Çmimet e arit ranë të hënën, nën presionin e shqetësimeve se rritja e kostove të naftës mund të...