Rreth 11 milionë euro për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Data:

Shpërndaje:

Me tone të ashpra është zhvilluar diskutimi mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rreth buxhetit të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, i cili është miratuar në vlerë mbi 11.4 milionë eurosh.

Kostoja fillestare e planifikuar dhe prezantuar në mbledhjen e KQZ-së ishte në vlerën 7,771,486 Euro. Vlera përfundimtare e buxhetit të planifikuar përfshin edhe miratimin e amendamentit të propozuar gjatë mbledhjes që parasheh dërgimin e pakove me fletëvotime në adresë të votuesve, të cilët do të regjistrohen për të votuar përmes postës.

Sipas KQZ-së, kostoja e përafërt për dërgimin e pakove me fletëvotime përmes shërbimit postar është në vlerën e 3,722,040 dhe është llogaritur për 84,000 votues potencial.

Përplasje në KQZ për mënyrën e votimit të diasporës

Me tone të ngritura të zërit po zhvillohet diskutimi mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rreth buxhetit të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.

Për të dytën ditë me radhë, anëtarët e këtij komisioni nuk po gjejnë pajtim për ta hedhur në votim buxhetin e zgjedhjeve.

Kjo pasi ka mospajtime për mënyrën e votimit të diasporës.

Anëtarët e PDK-së po insistojnë që fletëvotimet t’u shkojnë me postë diasporës në vendvotime.

Me ta po pajtohen edhe anëtari i LDK-së dhe ai i AAK-së.

Sekretariati i KQZ-së ka vlerësuar se kjo mënyrë e votimit do të dështojë për shkak të periudhës së shkurtër kohore deri në zgjedhje.

Anëtarët e LVV-së thanë se, nëse ndiqet kjo mënyrë e votimit, atëherë diasporës do t’i pamundësohet votimi, pasi siç theksuan ata zarfet me fletëvotime do t’u shkojnë me vonesë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...