Risteski: Stimulojmë hapjen e bizneseve të reja, vetëpunësimit, ndihmës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Data:

Shpërndaje:

Me projekte stimulojmë hapjen e bizneseve të reja, vetëpunësimit, ndihmës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ndërsa me këtë edhe zhvillim të teknologjive të reja dhe mënyra të reja të prodhimtarisë dhe sipërmarrësisë, theksoi zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.

Në takimin me biznesmenë nga Manastiri, Risteski theksoi se Ministria e Ekonomisë dhe Punës në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit dhe UNDP-në theksoi se me sukses realizohen projektet nga programi operativ i APRM në vitin paraprak, mjete të siguruara për realizimin e agjendës së gjelbër dhe ekonomisë së gjelbër.

“Me këtë program, i cili filloi të zbatohet në vitin 2022, deri më tani janë punësuar rreth 400 persona, ndërsa do të ketë edhe të reja. Programi i ri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës dhe planet operative të Agjencisë për Punësim dhe Sipërmarrësi parashikojnë projekte të reja, andaj apelojmë tek biznesmenët dhe qytetarët e Manastirit që në mënyrë aktive të ndjekin programet që do të shpallen në fund të shkurtit dhe në mars dhe të aplikojnë. Qëllimi ynë, tha Ristevski, është zhvillimi i ekonomisë, ulja e papunësisë dhe krijimi i vendeve të reja të punës për të rinjtë në Maqedoni.

Zëvendësministri Risteski me biznesmenët nga Manastiri bisedoi për problemet aktuale me të cilat përballet sektori i biznesit në këtë qytet, si dhe për mundësitë të cilat ofrohen me kredinë hungareze.

“Kemi shqyrtuar problemet me të cilat përballen, i informojmë për masat tona aktive, si dhe për kredinë hungareze, e cila ka kushte të favorshme. Shpresoj se shumë biznesmenë në Manastir do të përfitojnë nga kjo kredi dhe do të përgatisin projekte për aplikim. Këtu përfshihen edhe komunat me investime kapitale, me shumë projekte që nënkuptojnë ringjalljen e sektorit të ndërtimtarisë, i cili nxit shumë aktivitete shërbyese të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë”, theksoi Risteski.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me qëllimin e qeverisë për kufizimin e vlerës së marzhës tregtare, Risteski deklaroi se në mbledhjen e qeverisë është shqyrtuar mundësia e kufizimit të marzhës tregtare në bazë të informacioneve të dorëzuara nga Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) të cilat bazohen në analiza të çmimeve në gjashtë muajt e kaluar, qasje e cila si parim deri më tani nuk ka ndodhur.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...