Qeveria uli akcizat, nuk do të ketë rritje në çmimin e derivateve

Data:

Shpërndaje:

Qeveria në mbledhjen e sotme aktivizoi masat me të cilat akciza u ul katër denarë për dizelin dhe për dy denarë për litër benzini. Përveç kësaj, sot u arrit një marrëveshje edhe me Rafinerinë OKTA, që deri në fund të prillit të vazhdojë zbritjen që e ofron për këto derivate. Me këtë dhe me ruajtjen e masës për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 18% në 10% për derivatet e naftës, nga nesër pritet të mos ketë rritje të çmimeve të derivateve.

“Kur gjithçka kjo të mblidhet dhe të analizohet, atëherë arrijmë te një çmim që për dizelin do të jetë i njëjtë si deri tani, praktikisht, nëse llogaritet zbritja prej katër denarësh për akcizë dhe tre denarë që marrim nga OKTA, kështu që shtatë denarë potencial rritje për litër amortizohen. Ndërsa për benzinën pa plumb 95 dhe 98 , përveç dy denarëve akcizë për litër, do të kemi edhe dy denarë shtesë ulje për litër, pra do të jemi nën çmimin që ishte gjatë periudhës së rregulluar në të kaluaren, respektivisht javën e kaluar”, tha Hristijan Mickoski.

Këto masa do të kenë implikime direkte buxhetore. Sipas kryeministrit Mickoski, po shqyrtohen të gjitha opsionet e mundshme rreth asaj nëse duhet apo jo të zgjerohet deficiti buxhetor, respektivisht Maqedonia të ketë huamarrje të re dhe rritje të borxhit publik, për t’u përballur me krizën që lind pas sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

“Nëse do ta zgjerojmë deficitin buxhetor do të varet nga mënyra se si kjo krizë do të zhvillohet më tej dhe çfarë do të jenë të ardhurat në buxhet. Tani, nga kjo perspektivë, nëse më pyesni, nuk planifikojmë. Në tremujorin e parë të këtij viti të ardhurat janë brenda parametrave të planifikuara. Por si do të jetë tani në tremujorin e dytë, nuk e di. Duhet të shohim se si do të zhvillohet kriza”, deklaroi Mickoski.

Mickoski thotë se Qeveria krijon skenarë dhe bazuar mbi to do të veprojë nëse ka nevojë të rritet deficiti buxhetor. Po shqyrtohen të gjitha opsionet se ku do të huazoj shteti. A do të jetë tek bankat e huaja, tek bankat vendase, apo me marrëveshje shtet me shtet. Ai garanton se së shpejti Maqedonia do të marrë lajme të mira për vlerësimin kreditor, që do të mundësojë gjetjen e fondeve me kushtet më të favorshme në treg.

Duke pasur parasysh edhe efektin e vonuar të krizës, për shkak të dëmeve të mëdha në infrastrukturën e naftës në Gjirin e Hormusit, po shqyrtohen edhe masa shtesë, përfshirë edhe ngrirjen e margjinave, edhe pse kjo mund të ketë pasoja të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në qershor janë dhënë 39% më shumë leje ndërtimi se vitin e kaluar

Në qershor të këtij viti janë lëshuar 296 leje ndërtimi, që paraqet një rritje prej 39.0% krahasuar me të njëjtin muaj...

Maqedonia e Veriut në vendin e 30-të në botë për siguri kibernetike

Ministria e Transformimit Digjital njofton se Maqedonia ka bërë përparim të konsiderueshëm në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike...

Mickoski: Nuk planifikojmë rritje të çmimit të energjisë elektrike, po punojmë për ulje të çmimit ose kohëzgjatje të tarifës së lirë

-Nuk po mendojmë për rritje të çmimit të energjisë elektrike. Po përgatisim një plan për të gjetur një...

VMRO-DPMNE: Mbi 800 iniciativa për energji të rinovueshme, Maqedonia po bëhet tërheqëse për investime

VMRO-DPMNE: Mbi 800 iniciativa për energji të rinovueshme, Maqedonia po bëhet tërheqëse për investime Politikat që po zbaton VMRO-DPMNE-ja...